Connect with us

Shqipëria

Prindërit e Kacifës letër kryeministrit Grek

Published

on

Prindërit e Kacifës letër kryeministrit Grek

Prindërit e Kacifës letër Kryeministrit Grek ku i kërkojnë të hetohet çështja dhe të arrestohen anëtarët e Reneas. Jani dhe Vasilia Kacifa kanë dërguar një letër personale Kryeministrit Grek Aleksis Cipras . Ata i kërkuan këtij të fundit të ndërhyjë për zbardhjen e çështjes së vrasjes së Konstandinit nga Policia Shqiptare.

Ata ndër të tjera thonin: <<ne nuk mund ta pranojmë faktin që Policia greke po përdor taktika të ngjashme me ato që përdorte sigurimi i Enver Hoxhës për të vrarë imazhin dhe karakterin e Konstandinit>>.

Prindërit e Kostandin Kacifës në këtë letër i kanë shpjeguar Kryeministrit Grek arsyet që morën vendimin të dërgojnë këtë letër. Ata i kërkuan atij ti ndihmojë ata në zbardhjen e rrethanave të vrasjes. Por paralelisht të fokusohet dhe në dhunimin e vazhdueshëm e të drejtave të Minoritarëve Grekë në Shqipëri.

Ju kujtojmë se Kostandin Kacifa humbi jetën e tij gjatë një dyluftimi me forcat Renea me datë 28 tetor të 2018-ës.



Prindërit e Kacifës letër Kryeministrit Grek (pjesa 1)

<<Kostandini ynë nuk iku nga ndonjë sëmundje apo ndonjë aksident por u vetëflijua për ato që besonte, pasi e drejta e tij po e mbyste. Kjo e drejtë po shtyp t gjithë Grekët e Vorjo Epirit. Djali ynë nuk donte të vriste asnjeri.

Djali ynë nuk ka qëlluar kurrë kundër vrasësve të tij. Por në të kundërt vrasësit e tij nuk vepruan si Policë por si vrasës të sprovuar. Pa mbajtur asnjë kod apo standard nga ato që parashikohen në ligj.

Prindërit e Kacifës i dërgojnë letër kryeministrit Grek1
Prindërit e Kacifës letër kryeministrit Grek 1

Nëse ai kishte bërë diçka mund ta kishin arrestuar dhe dërguar para drejtësisë dhe jo ta ekzekutonin me gjakftohtësi. Në momentet që im bir ishte i vdekur disa anëtarë të Policisë Shqiptare erdhën dhe hynë në shtëpinë tonë.

Ata na Kërcënuan dhe na ofenduan pastaj na morën në pyetje duke përdorur dhunë dhe na godisnin. Im bir u vra gjatë orëve të drekës ndërsa ne e mësuam se ç ‘kishte ndodhur nga mediat në mbrëmje>>.

Zoti Kryeministër!

Djali ynë nuk do të kthehet më kurrë në pragun e shtëpisë tonë por nuk iku kurrë. Ai ndodhet akoma midis nesh, por jo për të krijuar tensione por për të mbrojtur të drejtën dhe nderin tonë. Ai ndodhet akoma këtu midis nesh për të na kujtuar detyrimet që kemi ndaj atdheut.

Prindërit e Kacifës letër kryeministrit Grek (pjesa 2)

Vendosëm t’ju shkruajmë këtë letër për dy arsye.

  • Për t’ju kërkuar ndihmë që të zbardhet vrasja e djalit tonë dhe të nderohet kujtimi i tij.

Neve personalisht nuk na është dhënë asnjë mundësi ligjore për të zbardhur këtë çështje. Nuk na lejuan të caktojmë as Mjekun ligjor. Për dhjetë ditë me radhe ata mbanin peng kufomën e tij pa asnjë justifikim. Akoma nuk kemi asnjë letër në dorë që të manovrojmë me anë të ligjit.

Ne kërkojmë nga ju të angazhoheni në mënyrë që të dalë e vërteta mbi shkaqet që u vra djali jonë. Por dhe ato që vijuan duke u ofenduar kujtimi i tij dhe nderin tonë. Ju lutem të bëni të gjitha manovrimet që të arrestohen vrasësit e tij.

Sikur të mos mjaftonte dhimbja atë nuk e shtypte vetëm shteti Shqiptar! Ne kishim dhe terrorin që na u ushtrua nga pala Shqiptare. Neve na duhej të menaxhonim ofendimet, irritimin nga disa deklarata të disa personazheve.

Por dhe nga një pjesë e medias në atdheun tonë. Akoma dhe nëse i kapërcejmë këto ne nuk mund të pranojmë faktin që Policia Greke përdori të njëjtën metodë me atë që ushtronte sigurimi. Pikërisht kundër Grekëve gjatë diktaturës për të asgjësuar kujtimin e djalit tonë.

Ne kërkojmë nga ju të hetohet ky qëndrim i Policisë Greke. E cila duhej të hetonte ngjarjen pasi ai ishte dhe qytetar Grek. Këtë gjë jo vetëm që nuk e bëri por lëshoi dhe disa informacioneve të pavërteta në shtypin e vendit tonë. Informacione të cilat krijuan një imazh jo real mbi personalitetin e djalit tonë.

  • Kërkojmë ndërhyrjen tuaj për mbrojtjen e të drejtave të Helenizmit Vorjo Epiriot.

Shteti Shqiptar nuk po funksionon Demokratisht

Kostandinin nuk e mbyste vetëm shtypja nga shteti Shqiptar por edhe indiferenca e mëmëdheut për ato që po kalojmë në trojet tona. Shteti Shqiptar nuk po funksionon Demokratisht karshi Minoritetit Etnik Grek pasi ai nuk respekton të drejtat tona.

Përndjekjet kundër nesh janë të vazhdueshme dhe në disa forma të ndryshme. Një nga këto taktika është dhe rrëmbimi i pasurive, persekutimet kundër qytetërimit tonë si dhe besimit tonë fetar.

Fakt tregues për të gjitha këto përbën qëndrimi i Shtetit Shqiptar karshi atyre që donin të gjendeshin në Funeral. Por dhe në të 40-at e tij. Shqiptarët cilësuan të rrezikshëm të gjithë ata që mbanin flamuj Grekë në dorë.

Qindra personave ju është ndaluar hyrja në Shqipëri. Dhjetëra të tjerë u dërguan nëpër qeli për tu marrë në pyetje. Kjo ndodhi thjesht sepse ata dëshironin të gjendeshin pranë nesh në Ceremonitë Fetare të përkujtimit për djalin tonë.

Që nga dita e vrasjes së tij fshatrat janë mbushur me policë të fshehtë dhe të dukshëm që mbjellin frikën në popullin tonë. Çfarë duan të arrijnë; Cili është qëllimi i të gjitha këtyre?

Rroftë Greqia, rroftë Liria

Për sa vazhdohen këto fenomene shtohet dhe mosbesimi ndërmjet popujve. Gjatë sekondave të fundit të jetës së tij djali ynë shikoi vdekjen në sy dhe thërriti <<rroftë Greqia, rroftë Liria>>.

Këto parulla u dëgjuan nga vëllezërit tanë në mbarë Greqinë. Duke filluar nga Kreta deri në Follorinë dhe Aleksandrupoli, u dëgjuan vëllezërit tanë në Qipro por dhe Grekët në mërgim.

Letrat që marrim çdo ditë na përmbysin në emocione dhe krenari. Kosta ynë ndodhet këtu siç jua përmendëm më lart. Dhe jo për të krijuar tensione por për të ripërtërirë shoqërinë civile dhe pushtetin. Këto dy popuj jo vetëm qo nuk kanë asgjë për të ndarë por dhe i bashkojnë shumë gjëra.

Prindërit e Kacifës i dërgojnë letër kryeministrit Grek2
Prindërit e Kacifës letër kryeministrit Grek 2

Sakrifica e tim bir na detyron të rikujtojmë këtë detyrim deri sa të takohemi përsëri.

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report