Connect with us

Azia

Priste të shpëtohej pranë «motrës së saj të vdekur»

Published

on

Priste të shpëtohej pranë «motrës së saj të vdekur» featured

Janë disa raste të veçanta që të detyrojnë të tregosh një histori nga fundi i saj. Disa histori kaq tragjike saqë germat nuk mund të përshkruajnë dhimbjen dhe absurditetin. Ato raste kue një shpirt i pafajshëm paguan një çmim të padrejtë. Disa herë të vjen ndërmend që engjëjt janë krijuar nga shpirtrat e këtyre njerëzve. Të atyre njerëzve që kishin një fund të tmerrshëm edhe pse nuk e meritonin të iknin në atë mënyrë kaq tragjike dhe barbare në të njëjtën kohë.

E kemi fjalën për engjëjt e vegjël të Sirisë, të cilët askush nuk i pyeti se sa dhimbje mund të durojë shpirti i njeriut të pafajshëm.



Ishte pikërisht shtatori i vitit 2015 kur u zbulua kufoma e një fëmije 3 vjeçar, nga Siria. Kufoma e tij ishte gjetur në një zonë bregdetare të Turqisë, duke shkaktuar tmerr në Evropë. Njëkohësisht, duke lindur pikëpyetjen se farë mund të bëhet për tu parandaluar këto fenomene. Emri i tij ishte Aylan Kurdi, ai ishte një fëmijë i pafajshëm nga Siria.

Tre vite e gjysëm më pas, në Siri shpëtohet një vajzë e cila u gjend e mbuluar nga gjaku i saj, nën gërmadhat e një ndërtese të shembur nga bombardimet e njëpasnjëshme. Një vogëlushe e cila priste të shpëtohej nga gërmadhat e shtëpisë së saj. Ajo ishte me fat pasi shpëtoi e gjallë, aty pranë trupit të pajetë të motrës së saj e cila nuk kishte të njëjtin fat.


Priste të shpëtohej pranë «motrës së saj të vdekur» article img1

Vogëlushja nga Siria po priste të shpëtohej pranë «motrës së saj të vdekur»

Duart e saj të ndodheshin rreth motrës së saj, fytyra dhe sytë e saj të trembur tregonin tmerrin gjatë momenteve të fundit. Pafajësia fëmijërore u bë një me tymin e shpërthimeve, emri i saj ishte Aseel Qatran.

Pas pak minutash, ekipet e shpëtimit kishin arritur të nxirrnin dy vogëlushet nga gërmadhat, në një përpjekje për të rigjeneruar shpresën dhe jetën. Fatkeqësisht jeta nuk do të jetë më kurrë e njëjtë si më parë për babain i cili ishte fotografuar duke puthur këmbët e vajzë së tij të vdekur. Trupi i saj ndodhej në krahët e zjarrfikësit përpara se babai i saj ta përqafonte për herë të fundit, duke intensifikuar ndjenjën e tragjedisë.

Qyteti Khan Sheikun, i cili ndodhet në Indlip të Sirisë është bombarduar gjatë ditës së pardjeshme nga forcat e Bashar Al Asaad-it. Kjo zonë kontrollohet nga forcat që luftojnë kundër regjimit të Asaad-it. Pikërisht këtu janë vrarë mbi 42 civilë që nga 2 shkurti, sipas Shoqatës për të drejtat e njeriut në Siri.

Zona e Indlip-it kontrollohet kryesisht nga xhihadistët e Al Kaidës, të cilët në shumë raste i përdorin njerëzit e pafajshëm si një mburojë njerëzore.

Kujdes: disa nga imazhet janë shumë të forta por publikohen në mënyrë që ti shikojë gjithë bota se çfarë po ndodh në Siri. Këto imazhe publikohen për të sensibilizuar opinionin publik i cili thjesht mbyll sytë.



Më të lexuarat