Connect with us

Rajoni

Protesta masive në Beograd

Published

on

Protesta masive në Beograd

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Serbisë dhe disa qytete të tjera gjatë javës së nëntë të protestave kundër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ata demostruan me moton «1 në 5 milion» që ishte krijuar gjatë fundit të vitit të kaluar. Pikërisht kur Vuçiçi deklaroi se nuk do të bënte prapa ndaj kërkesave të opozitës «akoma edhe nëse zbrisnin në rrugë 5 milion njerëz».

Gjatë ditës së shtunë rreth orës 18:00, protestuesit kishin zbritur dhe ishin mbledhur në sheshin e studentëve, i cili ndodhet në qendër të Beogradit.

Mbas disa fjalimeve, turma kishte marshuar drejt Parlamentit, selisë presidenciale dhe godinës së Radiotelevizionit shtetëror serb.



Protesta kundër presidentit Aleksandër Vuçiç

Protesta e parë e kësaj lëvizjeje, e cila është kundër presidentit të djathtë serb, ishte realizuar me datë 8 dhjetor. Shkaku i ndezjes së saj kishte qenë sulmimi i dhunshëm i Borko Stefanoviç-it. Një politikan i opozitës i cili kishte qenë plagosur gjatë një tubimi në Krusevaç, me datë 23 nëntor.

Në protestën e djeshme, studentët e Beogradit kishin kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Arsimit Mladen Sarvevic. Para një jave ky ministër kishte konsideruar të parëndësishëm faktin që një grup universitarësh shprehnin haptas mbështetjen e tyre për lëvizjen kundër presidentit Alaksandër Vuçiç.



Gjithashtu, protestuesit kishin kërkuar qeverisë të gejndeshin përgjegjësit për vrasjen e Oliver Ivanoviç-it para një viti. Ata kishin paralajmëruar për një protestë të re gjatë ditës së mërkurë, e cila do të zhvillohej në Beograd për kujtimin e tij.

Kjo protestë edhe pse ndodhet në muajin e dytë të saj, mbetet pa një profil të qartë politik.



Protestat do të përhapen në 20 qytete të ndryshme brenda muajit shkurt.

Organizatorët kishin refuzuar të merrnin pjesë në bllokun më të madh opozitar (Aleanca për Serbinë), për të kërkuar ndalimin e presionit të Vuçiçit kundër mediave. Gjithashtu, këta protestues kishin kërkuar një sistem zgjedhor më të drejtë.



Presidenti Serb ka deklaruar se opozita kërkonte zgjedhje të parakohshme, dhe kishte shtuar se ishte i gatshëm ti realizonte. Megjithatë, koalicioni i partive opozitare (Aleanca për Serbinë) kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti, Aleksandër Vuçiç kishte deklaruar se «është i gatshëm të dëgjonte ankesat e politikanëve, por jo gënjeshtrat e opozitës».

Aleksandër Vuçiç përkrahet nga 53% e trupit zgjedhor. Koalicioni i tij disponon një maxhorancë prej 160 deputetësh, në një parlament me 250 anëtarë. Nëse partitë opozitare do të krijonin një aleancë, do të mblidhnin vetëm 15% të votave.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report