Connect with us

Turqia

Protesta në Turqi kundër kostos së lartë të jetesës

Published

on

Protesta në Turqi kundër kostos së lartë të jetesës

Disa mijëra njerëz demonstruan në Stamboll duke shprehur në këtë mënyrë indinjatën e tyre kundër kostos së lartë të jetesës në Turqi. Vendi gjendet në një klimë de stabiliteti ekonomik të cilën e shënoi rënia e lirës Turke.

Turqia gjendet në një klimë trazirash ekonomike

Nën masa të rrepta policore, protestuesit mbanin parulla ku shkruanin thirrje që  i referoheshin lëvizjes së “Jelekëve të verdhë” të Francës.


[rev_slider alias=”STAMBOLL”][/rev_slider]

 

Protestuesit të cilët ju bindën thirrjes së Konfederatës së Sindikatave të Sektorit Publik kishin arritur aty për të marrë pjesë nga disa zona të Turqisë. Ata kishin ardhur aty kryesisht nga pjesa verilindore e Turqisë. <<Punësim, ushqim dhe liri>> thërrisnin ata. Pjesa dërrmuese e tyre mbante parulla si <<Kriza është e tyre por rrugët janë tonat>>duke përmendur dhe simbolikisht muajin korrik.

Muaji korrik i përket demonstratave masive të 2013-tës të cilat ishin kundër politikës të presidentit të Turqisë “Rexhep Taip Erdogan”. Këto demonstrata i kishte nxitur asokohe lëvizja protestuese kundër një plani ndërtimi në parkun Gezi të Stambollit.

Para një jave disa mijëra protestues demonstronin në qytetin “Diyarbakir” i cili ndodhet në juglindje të Turqisë. Ata ishin mbledhur aty për të demonstruar për rritjen e çmimeve gjatë muajve të fundit.

Situata Ekonomike në Turqi është përkeqësuar gjatë muajve të fundit ku inflacioni gjatë muajit tetor arriti në 25,24%. Një shifër e paparë gjatë 15 viteve të fundit.

Megjithëse inflacioni u reduktua gjatë nëntorit në 21,62% çmimi i produkteve bazë mbetet i lartë akoma. Nga janari i këtij viti Lira Turke humbi 22,5% të vlerës së saj në krahasim me Dollarin!


Më të lexuarat