Pamje nga protesta paqësore e opozitës 16-03-2019. Burimi -Sceengrab.
Pammje nga protesta paqësore e Opozitës Parlamentare. Mijëra qytetarë kanë dalë të protestojnë përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie teknike e cila do të udhëheqë vendin në zgjedhje të parakohshme. Policia ka marrë masat e duhura duke rrethuar kryeministrinë për të shmangur dhunën. Burimi - Screengrab.

Ambasada Amerikane u ka dërguar thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje, duke theksuar se në Shqipëri ekziston një qeveri legjitime, e zgjedhur nga vota e lirë e popullit. Ajo gjithashtu ka theksuar se kjo qeveri është njohur ndërkombëtarisht dhe gëzon njohjen e plotë nga ndërkombëtarët.

Albana Vokshi kishte deklaruar gjatë një interviste për kanalin televiziv Ora News se kjo protestë do të ishte më e madhe se ajo e 16 shkurtit. Ndër të tjera ajo theksoi se kjo protestë do të ishte më e madhe se protestat e mëparshme duke theksuar se lënja e mandateve ka qenë e mirëpritur jo vetëm nga baza e PD.

Ajo theksoi ndër të tjera se presioni nga baza ka qenë shumë i madh por ishte mirëpritur nga një pjesë shumë e madhe njerëzish përtej strukturave të PD.

Pamje nga protesta paqësore e opozitës 16-03-2019. Mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbleedhur përpara Keyeministrisë për të protestuar kundër Qeverisë Rama. Ata mbajnë në duar parulla dhe flamuj kuq e zi. Burimi -Facebook (Sali Berisha).

«Lënja e mandateve dhe shkëputja e çdo lloje marrëdhënieje me këtë parlament ka qenë jo vetën në këndvështrimin tonë por edhe të qytetarëve», kishte thënë ajo. Ajo ndër të tjera tha se ky parlament nuk përfaqëson qytetarët por vetëm bandat dhe krimin. Më tej ajo ka thënë se kjo ishte gjëja e mirëpritur dhe e duhur për qytetarët.

Protesta paqësore e opozitës 16/03/2019 ka nisur pa akte dhune

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këllliqi ka deklaruar për Report TV se gjatë kësaj proteste nuk do të kishte dhunë. I pyetur nëse do të kishte një numër më të madh protestuesish dhe se kur niste zyrtarisht protesta.

Ai tha se «Protesta është njoftuar në orën 11 dhe siç e shihni njerëzit po vijnë në grupe sepse ka patur probleme të shumta për shkak të postblloqeve të pafund në të gjitha akset kryesore që të sjellin në Tiranë. Janë ndaluar autobusët dhe automjetet e protestuesve».

Më tej ai ka thënë: «E rëndësishme është se janë me mijëra qytetarë që po vijnë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, për të ardhur në shesh dhe për të protestuar. Ju keni parë që kemi marrë masa si forum rinor që kemi rreshtuar një kordon me të rinj që janë me shenja identifikuese, me shirita të bardhë në krah, për të dhënë një mesazh të qartë. Në radhë të parë që protesta është paqësore, thirrjet e Partisë Demokratike janë për një protestë paqësore,  për të shmangur çdo akt dhune».

Sipas transmetimeve të Top Channel «protestuesit kanë ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe se në këtë protestë kërkohet rrëzimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore. Një qeveri e cila do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme».


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu