Connect with us

Opozita

Protesta paqësore e opozitës filloi me modelin e saj të vjetër

Published

on

Protesta paqësore e opozitës filloi me modën e saj të vjetër featured

Sipas informacioneve të fundit, gjatë protestës paqësore të opozitës në kryeqytet, protestuesit kanë tentuar të futen me dhunë në godinën e kryeministrisë. Ata kanë shkaktuar dhe disa dëme materiale në hyrje të Kryeministrisë.

Kjo turmë udhëhiqej nga lideri historik i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, pranë tij gjendej kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzin Basha si dhe disa deputetë të tjerë të opozitës. Midis tyre vihej re dhe protagonisti i sulmimit të Kryeministrit në parlament. Personi i cili zbrazi një shiringë me bojë mbi Ramën, zoti Edi Paloka.


[videopress wAjQNNHf]


Partia Demokratike kishte premtuar se protesta do të ishte paqësore dhe se nuk do të kishte fenomene të dhunës. Ajo pretendonte se kjo protestë ishte e qytetarëve dhe jashtë qëllimeve partiake për karrige dhe pushtet. Me sa duket nuk ishte aspak kështu pasi fenomenet që pamë sot nuk ishin diçka e re për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Protestuesit e opozitës sulmuan në mënyrë paqësore selinë e kryeministrisë

Këto situata ne i kemi jetuar shumë herë ndër vite që nga fillimi i pluralizmit, pas rënjes së sistemit diktatorial. Paraprakisht këto fenomene dhe ky model protestash ka një model që tashmë është shndërruar në Brand.

Po flasim për moton e protestuese të cilët thërrasin gjithnjë emrin “Sali Berisha” me gishtat lart. Kjo ndodh para dhe pas dëmtimit të shumë objekteve që nuk janë pronë e opozitës dhe as të sponsorizuara prej saj. Ato janë pasuri e krijuar me taksat e gjithë Shqiptarëve, për të gjithë Shqiptarët pa dallim feje dhe prioriteti politik.

Ky sulm nuk është realizuar nga protestuesit e kësaj proteste por nga disa grupe të caktuara të cilat ishin dukshëm të distancuara nga pjesa tjetër e protestuesve.

Sali Berisha deklaroi se: «I vetmi krim që kishte parë ishte kur narko-policia hidhte gaz lotsjellës mbi protestuesit» në vazhdim i konsideruar si «mercenarë të krimit».

Duhet ti rikujtojmë zotit Berisha të jetë më i kujdesshëm me deklaratat e tij pasi këtu ka të bëjë me një qeveri të zgjedhur nga një proces demokratik, nga vota e popullit. E vetmja mënyrë të rrëzosh një qeveri të tillë është vota e qytetarëve.

Mercenarë nuk quhen punonjësit e Policisë së Shtetit në krye të detyrës por ata që i kundërvihen një godine qeveritare si huliganë, me qëllime të pastra partiake. Këta mercenarë nuk dëmtojnë vetëm gjithçka gjendet në rrugën e tyre. Ata me këto vepra dëmtojnë rëndë dhe imazhin e vendit tonë në skenën ndërkombëtare, pasi të gjitha mediat ndërkombëtare kanë monitoruar ngjarjen.


[rev_slider alias=”tiranë”][/rev_slider]

Urime forcave të Gardës së Republikës të cilat arritën të shmangin viktimat duke vënë në rrezik jetën e tyre në krye të detyrës së caktuar. Shpresojmë që kjo situatë të mos përshkallëzohet!

Thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vetëpërmbahen dhe të mos marrin pjesë në aktivitete të tilla. Çdo njeri është i lirë të protestojë por nuk i lejohet kurrsesi të dëmtojë ose të shkatërrojë pronën publike. Pronën e gjithë Shqipëtarve pa dallim feje apo prioriteti partiak.

Ju lutemi mos e shkatërroni qytetin dhe ambientet publike, këto ambiente janë ndërtuar me mundin dhe djersën e të gjithë Shqiptarëve. Mbi të gjitha, imazhi që dhatë sot nuk ishte meritë por dhuratë për ata që i duan të keqen Shqipërisë.

Ata që duan të na shikojnë një vend të trazuar dhe të përçarë. Ju e dini shumë mirë se mënyra e vetme për të rrëzuar një qeveri në mënyrë demokratike, është ajo e zgjedhjeve demokratike. Bëni pak durim deri në zgjedhje dhe aty luftoni për kauzën tuaj.


Më të lexuarat