Connect with us

Europa

Protesta të dhunshme në Athinë kundër Maqedonisë

Published

on

Protesta të dhunshme në Athinë kundër Maqedonisë

Protesta e sotme e Athinës i kishte të gjitha, përplasje të egra, goditje me thika, Vrasje të mbetur në tentativë ndaj një fotoreporteri dhe shumë e shumë të tilla. Dhjetëra mijëra qytetarë Grekë nga mbarë Greqia kishin vajtur aty për të deklaruar kundërshtimin e tyre mbi marrëveshjen e Prespës.



Ata e konsiderojnë këtë marrëveshje «tradhti të brendshme», duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Aleksis Cipras.

Sipas Policisë greke aty gjendeshin rreth 60,000 persona, por sipas imazheve të regjistruara vërtetohet fare lehtë se aty kishin zbritur mbi 100,000 protestues.



Demonstratat e ashpra filluan pikërisht tek monumenti i «ushtarit të panjohur», ku një skuadër të panjohurish filluan të hidhnin leva çeliku, dërrasa, gurë dhe shumë objekte të tjera mbi Policinë.

Duke parë rrezikun që u kanosej, «forcat e rendit» i ishin kundërpërgjigjur atyre me gaz lotsjellës, për të shpërbërë këtë turmë njerëzish e cila në vazhdim ishte kundërvënë haptas kundër tyre.



Ky ishte fillimi i një kaosi pasi protestuesit filluan të shpërndahen përmes rrugëve dhe ndërtesave në atë zonë për tu organizuar.

Është përdorur një sasi rekord e gazit lotsjellës

Shumë shpejt turma e revoltuar u përhap duke sjellë si pasojë përdorimin e lëndëve kimike në nivel rekord. Një turmë huliganësh ishte dyndur në drejtim të Parlamentit grek dhe aty forcat e sigurisë kishin bërë kërdinë duke përdorur gazra lotsjellës dhe lëndë të tjera të këtij lloji.

Huliganët e maskuar kishin qenë të përgatitur që në mëngjes. Një skuadër e tyre që përbëhej prej rreth 50 personash, ishte mbledhur fillimisht në rrugën «Kolokotroni» dhe nën koordinim të plotë ata kishin arritur në sheshin «Syntagma». Aty kishin filluar të shkruanin parulla nëpër shkallët mbi hyrjen e «Metro-së».

Personat në fjalë kishin shkruar parulla si «Kundër çdo kombi dhe ushtrie», «Poshtë kombi» etj. Gjithashtu ata kishin shkruar dhe parulla kundër atyre që reagojnë për  marrëveshjen e Prespës. Në vazhdim ata kishin hyrë në stacionin e «Metro-së» në drejtim të sheshit «Omonia» dhe më pas ishin shpërbërë pa lënë gjurmë.

Sipas burimeve të Policisë greke, personat që kishin krijuar këto tensione gjatë zhvillimit të tubimit në sheshin «Syntagma», janë persona që përkisnin të djathtës ekstreme.



Ishte e pamundur për ta të gjendeshin në të njëjtin tubim me skuadrën anti-qeveritare. Kjo skuadër po zhvillonte një tubim në zonën «Propylea» dhe në përfundim të këtij tubimi ata ishin larguar në drejtim të zonës «Exarchia».

E goditën me thikë dhe i dogjën motorrin

Në të njëjtën kohë, brenda në ferrin e Athinës, diku lart në rrugën «Asklipeios» kishin therur një person, dhe i kishin djegur motoçikletën e tij. Deri në këtë moment nuk është konfirmuar ende nëse kjo ngjarje kishte lidhje me tubimin.

Në shënjestrën e «të panjohurve», tashmë të njohur, kishte përfunduar dhe fotoreporteri «Kostas Dandamis», i cili u sulmua duke u vënë në rrezik dhe jeta e tij.



Të panjohurit kishin filluar ta godisnin atë me grushte, shkelma dhe shkopinj. Më vonë «Fotoreporteri» ishte transportuar në spital me plagë të rënda në kokë. Përveç kësaj «të panjohurit» i kishin vjedhur atij të gjitha pajisjet që kishte me vete.

«Më bërtisnin “sille aparatin këtu”, pas rezistencës time ata filluan të më godisnin kudo. Fillimisht ishin 2-3 persona, pastaj erdhën dhe disa të tjerë. Më vodhën të gjitha pajisjet», tha fotoreporteri përpara mediave.

sipas komunikimit të «Radiotelevizionit shtetëror grek» edhe ekipi i gazetarëve të «ERT» është sulmuar dhunshëm ku si rezultat ka mbetur i plagosur rëndë një kameraman.

Në njoftimin e «Radiotelevizionit shtetëror grek» theksohet se «punonjësit e ERT nuk ndihen të terrorizuar. Përkundrazi pikërisht këto fenomene e përforcojnë dhe më shumë vullnetin e tyre për sigurimin e informacioneve të besueshme dhe pluraliste për qytetarët Grekë.

«Radiotelevizioni shtetëror grek» ka dënuar aktin, duke thënë se kjo ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe polifonisë.

Athina «përmbytet» nga protestuesit të cilët protestonin kundër Maqedonisë

Sipas organizatorëve të këtij tubimi masiv, vetëm autobusët që kishin arritur në Athinë nga provincat përreth ishin rreth 3000. Në këtë mënyrë numri më i pakët pjesëmarrësve duhet të ishte rreth 150,000 persona.

Policia ka mendim të kundërt pasi sipas saj në «Atikë» arritën gjithsej 326 autobusë, nga të cilët 253 kaluan nëpërmjet stacionit të pagesave në «Afidon», dy të tjerë nga ai i «Elevsinës» dhe dy nga Kreta.

Nuk ka shkaktuar aspak çudi që qeveria kishte quajtur protestuesit «elementë ekstremë» dhe «anëtarë të agimit të artë». Zyra e kryeministrit gjatë një komunikimi për shtyp ka nënvizuar se: «gjithë tonin e protestës» e kishin dhënë «elementët ekstreme» dhe «anëtarët e agimit të artë».

Këta individë gjatë tentativës së tyre për të hyrë në Parlament kishin sulmuar policinë me gurë dhe shkopinj duke dërguar në spital dhjetëra të plagosur.



«Në demokracinë tonë “shprehja e lirë” nga qytetarët përbën një të drejtë të pamohueshme. Akoma dhe ata që duan ta shtypin atë pasi si thonë “Demokracia shiti Maqedoninë”.

Në të njëjtin moment është dhe detyra jonë të mos i lejojmë. Ti izolojmë dhe ti dënojmë qartë». Me këto fjalë kishte mbyllur komunikimin zyra e kryeministrit.

Opozita kërkon dorëheqje kokash

Opozita parlamentare ka kërkuar dorëheqjen e «Olga Gjerovasilit» dhe «Katerina Papakostës». Kjo kërkesë është bërë mbas përfundimit të protestës në sheshin «Syntagma».

Partia «Demokracia e re» ka bërë fjalë për një “qeveri në panik”, e cila ka përdorur lëndë kimike pa asnjë arsye, pasi ishte frikësuar nga tërbimi i popullit Grek.


Πανικόβλητοι μπροστά στην οργή των Ελλήνων και χωρίς καμία σοβαρή αφορμή, έριξαν μεγάλες ποσότητες χημικών για να…

Posted by ΝΕΑ ΔΗΜΟΚΡΑΤΙΑ on Sunday, January 20, 2019

Më tej ata vijuan duke thënë se qeveria kishte përdorur një sasi kolosale lëndësh kimike për të shpërndarë qindra mijëra protestues.

Qytetarë që ishin mbledhur aty për të demonstruar paqësisht për të demonstruar kundër marrëveshjes së padrejtë të Prespës. Më tej vijoi : «Zonjat “Gjerovasili” dhe “Papakosta” , duhej të jepnin dorëheqjen e tyre menjëherë».

Bilanci i protestës së sotme ishte plagosja e 24 punonjësve të rendit, të cilët u transportuan në «spitalin ushtarak 401». Ndërkohë numri i viktimave nga radhët e protestuesve mbetet ende i panjohur.

Thuhet se 4 persona që ndodheshin në protestë janë shoqëruar në spitalin «Sotiria» me probleme në rrugët e frymëmarrjes. Gjithashtu sipas burimeve të EKAB një person është plagosur me thikë, në rrugën «Asklipiu» por pa qenë e qartë nëse ky incident ka ose jo ndonjë lidhje me protestën.

Paralelisht janë shoqëruar në rajonin e sigurimit 10 persona ndërsa po kryhen verifikime se cilët nga ata gjendeshin në tubim dhe cilët do të dërgohen në prokurori. Sipas informacioneve në këto operacione kanë marrë pjesë mbi 2000 punonjës të policisë.


Më të lexuarat