Connect with us

Opozita

Protestuesit e opozitës sulmuan sërish Kryeministrinë duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama

Published

on

Protestuesit e opozitës sulmuan sërish Kryeministrinë duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama

Protestuesit e opozitës sulmuan sërish Kryeministrinë duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Forcat e Policisë Shqiptare janë përballur sërish me këta protestues duke përdorur lëndë kimike dhe granata vezulluese. Kjo ndodhi pasi protestuesit e opozitës ishin munduar të pushtonin ambientet e Kryeministrisë.

Konfrontimet midis protestuesve të opozitës dhe Policisë së Shtetit janë bërë një fenomen i përditshëm tashmë në Tiranë. Opozita kërkon dorëheqjen e Kryeministrit aktual dhe krijimin e një qeverie teknike e cila do të udhëheqë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Protestuesit kishin bllokuar rrugët përreth kryeministrisë dhe kishin qëlluar forcat e rendit me gurë dhe sende të forta. Policia ka realizuar disa procedime penale por ky akt kishte irrituar turmën e protestuesve të cilët kishin sulmuar ndërtesën e kryeministrisë duke pretenduar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Burime nga radhët e opozitës kanë theksuar se këto protesta do të vazhdohen deri sa të arrijnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Opozita shqiptare para pak kohësh kishte deklaruar djegjen e mandateve duke pretenduar zgjedhje të parakohshme.


Më të lexuarat