Connect with us

Opozita

«Protestuesit paqësorë» bashkë me Lulin në krye tentuan të marrin nën kontroll godinën e Kuvendit

Published

on

Protestuesit paqësorë bashkë me Lulin në krye tentuan të marrin nën kontroll godinën e Kuvendit

Protestuesit paqësorë bashkë me Lulin në krye tentuan të marrin nën kontroll godinën e Kuvendit, Aty ku gjithçka po shkonte mirë dhe anëtarët e opozitës po flisnin nëpër media, një pjesë e protestuesve me në krye Lulëzim Bashën, kishin marshuar drejt parlamentit me qëllime aspak paqësore.

Ata sulmuan Parlamentin me gurë, kapsollë dhe flakadanë. Ata tentonin të merrnin nën kontrollin e tyre selinë e Parlamentit dhe madje si të tërbuar. Pjesë më magjike është se kjo turmë vajti aty e udhëhequr nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha. Pas përfundimit të këtij demonstrimi, Lulëzim Basha kishte dalë në skenë nga fundi i turmës. Disa media thanë se ai po largohej për shkak të gazit lotsjellës.



Ky është një akt i papranueshëm, në demokraci nuk sulmohet një parlament i mbushur me përfaqësues të përzgjedhur nga vetë populli me votën e lirë. Në asnjë rast nuk është normale që një turmë protestuesish të drejtohen aty me Kryetarin e Opozitës në krye. Këto akte nuk ndihmojnë as Shqipërinë, as demokracinë dhe as vetë opozitën.

Sulmi ndaj Kuvendit Ishte një akt i papranueshëm

Çdo akt dhune kundër individit apo institucioneve është i papranueshëm. Në asnjë vend të përparuar të botës nuk ka ndodhur. Protesta demokratike dhe paqësore quhen protestat e zhvilluara nga populli dhe ato kanë disa standarde që proteste e sotme nuk i afrohej. Nuk mund të protestosh kundër një shteti demokratik duke dhunuar pronën publike dhe sidomos Rezidencën e Parlamentit.

Në një shoqëri të përparuar dhe demokratike, Parlamenti respektohet dhe gjatë protestave mbahet një disiplinë e veçantë. Në çdo shtet të Bashkimit Evropian, Parlamenti konsiderohet si «Tempulli i Demokracisë». Ai nuk dëmtohet dhe as dhunohet por respektohet dhe ky është thelbi i një demokracie të vërtetë. I bëjmë thirrje protestuesve: nëse vërtet «e doni Shqipërinë si gjithë evropa», atëherë filloni nga vetja juaj, protestoni si evropianë dhe jo si huliganë.

Protestoni në nivelin evropian, paqësisht dhe në mënyrë konstruktive, jo në mënyrë destruktive, duke djegur dhe qëlluar forcat e rendit. Evropa po ju shikon dhe ka mbetur gojëhapur. Shpjegoni pak Evropës dhe publikut shqiptar se nga cili vend e keni huazuar modelin e këtyre protestave.

«E doni Shqipërinë si gjithë Evropa» por për një orë protesë e keni katandisur Tiranën në Lindje të Mesme. Kjo është e papranueshme dhe nga Evropa dhe nga shumica absolute e publikut Shqiptar.

Protestuesit paqësorë bashkë me Lulin në krye tentuan të marrin nën kontroll godinën e Kuvendit (Playlist).

Më të lexuarat