Connect with us

Amerika e Veriut

Qarkulluan disa video dhe karikatura të frikshme të Michael Jackson

Published

on

Qarkulluan disa video dhe karikatura të frikshme të Michael Jackson featured

Gjatë ditëve të fundit qarkulluan disa video dhe karikatura të frikshme të Michael Jackson-it në internet dhe në rrjetet sociale . Kjo temë ka marrë kaq dimension të madh saqë Policia e Meksikës kishte lëshuar dhe disa deklarata.

Për shkak të skandalit seksual në të cilin bëhej fjalë për abuzim seksual me fëmijë, disa përdorues të web-it kanë qarkulluar në internet disa foto dhe memes nën karikaturën e Michael Jackson-it. Këto video kishin qenë krijuar pak pas vdekjes së artistit të famshëm në vitin 2009.


Qarkulluan disa video dhe karikatura të frikshme të Michael Jackson 1

Një meme e veçantë e cila kujton fytyrën e Michael Jackson (të deformuar pas ndërhyrjeve plastike në vitet e fundit të jetës së tij) . Në këtë video ai shfaqet duke kërcënuar fëmijët se do tu shfaqej në 03:00 të mëngjesit në dhomën e tyre dhe do ti sulmonte nëse nuk flinin.

Kjo figurë mban emrin (El Ayuwoki), një parafrazim i këngës spanjolle «Annie r u ok?» nga Smooth Criminal.



Në një tjetër video figura e frikshme e Michael Jackson shfaqet duke kërcyer në ritmin e këngës.



Policia e Shtetit Meksikan të Baja California kishte lëshuar një deklaratë, pasi kishte marrë dhjetëra telefonata nga disa prindër të cilët ndiheshin të trazuar. Ata kishin denoncuar se fëmijët e tyre kishin marrë disa mesazhe me meme kërcënuese.

«Edhe përse shumë njerëz besojnë se bëhet fjalë për një demon apo fantazmë në internet, në realitet ky fenomen nuk ka asnjë lidhje me asgjë të mbinatyrshme. Disa adoleshentë dhe fëmijë nëpër botë po shpërndajnë këtë meme pasi konsiderohet si një modë. Megjithatë, sipas autoriteteve karikatura e frikshme mund të shkaktojë probleme dhe pagjumësi tek personat delikatë.



Më të lexuarat