Connect with us

Editorial

Qesharake: Sali Berisha kërcënon Edi Ramën me 37 vite burg

Ish Kryeministri, Sali Berisha, kërcënoi Edi Ramën se nëse vjen në pushtet Partia Demikratike, Rama do të kalbet në burg për të paktën 37 vite.

Published

on

Sali Berisha kërcënon Edi Ramën me 37 vite burg

Ish kryeministri,  Sali Berisha, ka deklaruar nga protesta se Edi Rama do të kalbet në burg nëse ai vjen në pushtet. Sipas tij, Rama ka bërë një seri shkeljesh dhe nëse vjen në pushtet PD-ja atëherë Rama do të dënohet me të paktën 37 vite burg.

«Edi Rama do të kalbët të paktën 37 vjet në burg. Me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese tij, Rama do të ketë burg, minimumi sipas ekspertëve i takon një 37 vjet», tha ai gjatë deklaratës së tij gjatë protestës së 10 kombëtare.

« Në Shqipëri sot ka vetëm një konflikt madhor. Është konflikti mes kryeministrit dhe shtetit të së drejtës, demokracisë dhe pluralizmit politik. Ky është “nëna” e të gjitha konflikteve të tjera», thotë Ilir Meta gjatë kësaj interviste për publikun grek.

Pra, Ilir Meta, këtu ka bërë një gafë të madhe që nuk i falet asnjë predidenti. Vajti tek Grekët dhe u dha atyre një pretekst të madh për të ushtruar veto kundër integrimit të shqipërisë në BE. Grekët dhe Qipriotët kërkojnë justifikime për të mos dhënë konsensusin e tyre për çeljen e negociatave për shqipërinë dhe në të njëjtën kohë mundohen të shkëpusin Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria.

Në këtë mënyrë ata do të arrinin të rrisnin ndikimin e tyre në këtë shtet duke luajtur një rol kyç kundër Shqipërisë të cilën greku e konsideron një kërcënim. Mos harrojmë që grekët nuk dëshirojnë një shqipëri të fortë pasi në këtë rast ndihen të kërcënuar nga projekti i «Shqipërisë së madhe», siç e quajnë ata.

Faktikisht akuzat e Metës janë një dezinformim pasi në realitet Edi Rama po bën punën e tij sipas kushtetutës, në përputhje të plotë me ligjin dhe nga Parlamenti, jo nga rruga. Në realitet këtu presidenti meta ka bërë një shkelje të rëndë pasi de në mediat e huaja shfaqet i veshur me petkun opozitar dhe jo atë presidencial (mbi partitë).

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report