Connect with us

Bota

Rasti i dytë në botë që pacienti shërohet nga AIDS

Published

on

Rasti i dytë në botë që pacienti shërohet nga AIDS featured

Një mashkull me AIDS në Londër u bë pacienti i dytë në botë i cili duket se është shëruar plotësisht nga virusi HIV. Kjo ndodhi pas transplantimit të qelizave të palcës tre vite më parë nga palca e një donatori me rezistencë ndaj virusit HIV.

Dhuruesi kishte një mutacion të rrallë gjenetik i cili i garantonte rezistencë ndaj virusit HIV. Analizat që i ishin bërë pacientit, një vit e gjysëm pasi kishte ndaluar medikamentet kundër sëmundjes së sidës treguan se në organizmin e tij nuk gjendet më asnjë shenjë e këtij virusi.



Studiuesit, të udhëhequr nga Profesori Ravindra Gupta i Universitetit të Canbridge kanë bërë një publikim në revistën “Nature”, sipas agjencive “Reuters”, “New York Times” dhe “Science”.

«Nuk ekziston më asnjë virus që të masim, nuk mund të gjejmë asgjë» kishte thënë Profesori Gupta. Ai  theksoi se pacienti konsiderohet “i shëruar”. Megjithatë ai kishte theksuar se është akoma shumë herët të flasim për një kurë. Ai tha: «pas dy vjetësh mund të flasim për trajtim ndaj kësaj sëmundje».

Rasti i dytë në botë që pacienti shërohet nga AIDS nëpërmjet një transplantimi në palcë

Personi mbetet anonim, të dhënat e të cilit nuk janë publikuar akoma por thërritet me nofkën «pacienti i Londrës» në analogji me «pacientin e Berlinit», Amerikanin Timothy Brown. «Pacienti i Berlinit», ishte i vetmi rast i një personi që është shëruar plotësisht nga sëmundja e Sidës.

Ai kishte bërë një terapi të njëjtë me «pacientin e Londrës» dhe ishte shëruar totalisht nga virusi i sëmundjes AIDS. Rasti i tij ishte publikuar gjatë vitit 2017 dhe deri ditën e sotme mbetet i shëruar plotësisht.



«Pacienti i Londrës», ishte infektuar nga virusi HIV gjatë vitit 2003 dhe në vitin 2012 ishte diagnostikuar edhe me «Lemfomën  Hodkin» e cila është një formë e kancerit të gjakut. Në vitin 2016 mjekët kishin vendosur ti bënin transplantimin e palcës pasi kjo ishte shpresa e tij e fundit për të mbijetuar.

Sëmundja AIDS ka vrarë rreth 35 milion njerëz nga momenti i parë i shfaqje së saj në vitin 1980. Vlerësohet se 35 milion njerëz janë të infektuar sot nga ky virus vdekjeprurës.

Pjesa dërrmuese e shkencëtarëve duken skeptikë, nëse terapi të tilla si këto që ishin zbatuar në këto dy raste mund të kurojnë të gjithë pacientët me SIDË. Procesi i këtij kurimi është shumë i shtrenjtë, i ndërlikuar dhe i rrezikshëm. Ky opinion pasi duhet të gjenden donatorë të përshtatshëm me një mutacion të rrallë (CCR5 Delta 32), i cili i jep atij imunitet ndaj virusit.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat