Connect with us

Turqia

Rexhep Taip Erdogan deklaron i gatshëm për të rivendosur dënimin me vdekje

Published

on

Erdogani deklaron i gatshëm për të rivendosur dënimin me vdekje

Gjatë një fjalimi që kishte mbajtur në një tubim në qytetin Karadeniz Ereğli
, i cili ishte transmetuar nga kanali Turk NTV, Rexhep Taip Erdogan deklaron i gatshëm për të rivendosur dënimin me vdekje. Ai kishte thënë: «Kemi bërë gabim që hoqëm dënimin me vdekje. Sepse: Gjatë natës së 15 korrikut, grushti i shtetit kishte vrarë 251 bashkëqytetarë.

Akoma edhe nëse ata do të kalojnë jetën e tyre në burg, më shqetëson fakti se ne duhet ti ushqejmë ata në burg. Nëse Parlamenti do të marrë ndonjë vendim në lidhje me këtë çështje, atëherë unë do ta ratifikoj këtë vendim».

Presidenti Turk kishte lëshuar sërish deklarata të tilla gjatë gushtit të 2018-ës, ku kishte folur në lidhje me «fuqizimin e dënimit me vdekje». Ai kishte deklaruar se «vendi i tij po trajton me ndjesi këtë çështje» dhe nëse parlamenti do të votonte një ligj të tillë ai do ta ratifikonte.

Gjatë muajit shkurt, Presidenti Turk kishte kritikuar udhëheqjen Egjiptiane për «miratimin e dënimit me vdekje», duke konsideruar aplikimin e saj si një «krim kundër njerëzimit». Gjithashtu, ai kishte deklaruar se ishte e pamundur të kishte kontakte me Presidenti e Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi, për sa kohë që «vendi i tij nuk kishte shpallur një amnisti të përgjithshme».

Gjithashtu, Presidenti Turk ka komentuar mbi gjendjen që është krijuar pas goditjes terroriste të 15 marsit në Zelandën e Re. Ai tha se: «nëse qeveria e Zelandës së Re nuk vepron siç duhet, atëherë do të veprojmë ne. Në këtë rast, do të negociojmë me qeverinë e Zelandës së Re. Terroristi duhet të dënohet në mënyrën më të rreptë që ekziston.


Më të lexuarat