Connect with us

Gossip

Rihanna denoncon babain e saj

Published

on

Rihanna denoncon babain e saj1

Këngëtarja e famshme ‹‹Rihanna›› ka bërë një denoncim kundër babait të saj, pasi ky i fundit ka keqpërdorur emrin familjar për të promovuar biznesin e tij, i cili quhet ‹‹Fendy Entertainment››. 

Nga dokumentet e këtij gjyqi, të cilat i disponon revista ‹‹The Blast››, këngëtarja e lindur me emrin ‹‹Robin Rihanna Fendy››, pretendon se ‹‹Ronald Fendy›› po përpiqet të shfrytëzojë famën e saj. Ai bashkë me ortakun e tij ‹‹Moses Perkins›› shtiren sikur janë menaxherët e saj.

Edhe pse ai nuk ka asnjë të drejtë të veprojë për llogari të së bijës, thuhet se ka mbyllur në emrin e saj një Turne 15 milion dollarësh në Amerikën latine dhe 2 festivale, në ‹‹Staples Center›› të ‹‹Los anxhelesit››.


View this post on Instagram

👨‍👧💕

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on


Përveç këtyre ai ka mbyllur dhe koncerte të tjera si ai në ‹‹T-Mobile Arena›› të Las Vegas-it duke kërkuar 400.000 dollarë. ‹‹Rihanna›› kërkon dëmshpërblim nga ai për këtë! Përveç kësaj ajo ka kërkuar dhe një urdhër kufizues për biznesin e tij, i cili ishte krijuar gjatë vitit 2017.

Rihana disponon biznes me produkte kozmetike «Fenty beauty»

30 vjeçarja ‹‹Rihanna›› disponon një biznes të saj që quhet ‹‹Fenty Beaty››, i cili prodhon produkte kozmetike.  



Ajo ka ndërmarrë veprime ligjore kundër babait të saj, por përsëri ata kanë një kontakt të vazhdueshëm midis tyre.

Edhe pse prindërit e saj ishin ndarë kur ajo ishte 14 vjeçe, babai kishte qëndruar pranë vëllezërve të saj. Madje ‹‹Rihanna›› poston shumë shpesh fotografi me babain e saj në Instagram. Thuhet se lidhja e tyre kishte patur shumë luhatje në të kaluarën.

Babai i saj ka patur disa aventura me kokainën, gjithashtu është dhe alkoolik. Këngëtarja gjatë një emisioni të ‹‹Opra Winfrey›› ku ndodhej e ftuar, tha se kur ishte e vogël kishte parë babain e saj të abuzonte mbi të. Madje në një rast ai i kishte arritur në pikën ku i kishte thyer hundën e saj.



Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat