Connect with us

Bota

Rikthehet Balena blu: 14 vjeçarja hidhet nga kati i tetë

Published

on

Rikthehet Balena blu 14 vjeçarja hidhet nga kati i tetë2

Autoritetet ruse po hetojnë vetëvrasjen e një vajze 14 vjeçare e cila i dha fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i tetë i një ndërtese. Adoloshentja në fjalë përdorte emrin Angelina Bessmertnaya.


Rikthehet Balena blu 14 vjeçarja hidhet nga kati i tetë post

Autoritetet po hetojnë nëse ky incident ka ndonjë lidhje me lojën famëkeqe «Balena blu», e cila është përgjegjësja e dhjetëra vetëvrasjeve në mbarë botën.

Dyshimet e para për lidhjen e vetëvrasjes së adoleshentes erdhën pas dëshmisë së shoqes së saj e cila quhet Alina.

Ajo u kishte rrëfyer autoriteteve se «bënin shoqëri gjatë muajve të fundit dhe shpesh herë dilnin xhiro bashkë, por 14 vjeçarja luante lojën «Balena blu» për një kohë të gjatë. Madje në dëshminë e saj ajo ka vënë në dukje se viktima ishte dhe anëtare e një «Grupi vdekje».

Gjithashtu, ajo nënvizoi se viktima kishte qenë e dashuruar me një djalë i cili banonte në një zonë larg vendbanimit të tyre.

Pikërisht ditën që 14 vjeçarja kreu vetëvrasjen u gjend në ndërtesën përballë një mbishkrim në mur që thoshte:


grafiti

«Unë të konsideroj më të rëndësishme se jeta ime, ndërsa ti jo».


Sipas një artikulli të «Daily Mail», autoritetet Ruse, gjatë vitit 2017 kishin zbuluar mbi 1.339 grupe vetëvrasjesh në internet. Këto grupe përmbanin gjithsej mbi 1200 përdorues dhe numëronte mbi 200.000 postime në Ueb.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat