Connect with us

Bota

Rrëmbehet një avion në Rusi

Published

on

Rrëmbehet një avion në Rusi

Rusia është gjendur në gjendje alarmi sot pas rrëmbimit të një avioni nga një pasagjer që ishte përpjekur ta ulte në Afganistan. Si përfundim aeroplani i kompanisë «Aeroflot» kishte arritur të ulej në aeroportin e qytetit «Khanty-Mansiysk».

Rrëmbyesi, i cili kishte qenë i pa armatosur, është arrestuar sipas informacioneve të fundit. Këtë informacjon e ka konfirmuar dhe shërbimi antiterrorist Rus.

Sipas disa komunikimeve nga «Interfax», ekuipazhi kishte arritur të bindte rrëmbyesin, pasi me sa duket mund të ketë qenë dhe i dehur ose me probleme psikologjike.



Ata kishin arritur të bindnin rrëmbyesin se aeroplani do të ulej për tu furnizuar, por më pas do të vazhdonte për në Afganistan.

Sipas informacjoneve personi në fjalë ka patur probleme me drejtësinë dhe në të kaluarën. Në vendngjarje kishin mbërritur dhjetë patrulla të policisë, për ti dhënë fund pengmarrjes. Autori ishte ndaluar dhe pengjet ishin liruar pa dëmtime dhe tashmë gjenden jashtë çdo rreziku.


Më të lexuarat