Connect with us

Bota

Rreziku i një Lufte bërthamore ekziston!

Published

on

Vladimir Putin Rreziku i një Lufte bërthamore ekziston akoma1

Rreziku i një Lufte bërthamore ekziston deklaroi presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Këtë deklaratë e ka bërë të premten në një konferencë të përvitshme vjetore e cila zhvillohet do vit.

Ai deklaroi se << Reduktimi i kontrolleve mund të na çonin në një katastrofë bërthamore>>!

Rreziku i një Lufte bërthamore ekziston

<<Rusia është në gjëndje të shpallet vendi i pestë nga më të fuqishmit ekonomikë botërorë në termat e GDP. Por ajo ka nëvojë per një nivel të ri përsa i përket nivelit të jetesës>> ka nënvizuar ai. Në të njëjtën kohë deklaroi i  kënaqur nga progresi i kryeministrit Dmitri Medvedev. Ku theksoi se suficiti i buxhetit është një tregues i suksesit të angazhimit të qeverisë Ruse.

[rev_slider alias=”Rreziku i një Lufte bërthamore ekziston”][/rev_slider]
 

Për sa i përket të ardhmes së marinarëve Ukrainas dhe luftanijeve të sekuestruara pas incidentit në kanalin e Kerc-it. Ai komunikoi se çështja gjëndet akoma nën hetim e sipër nga ku priten dhe rezultatet e tij. Presidenti Rus theksoi gjithastu se <<Kievi i kishe dërguar oficerët Ukrainas aty me shpresën se do të vdisnin por falë zotit kjo nuk ndodhi>> tha ai. Duke vijuar ai përshkroi incidentin si “Provokim i Ukrainës në detin e zi” . Dhe akuzoi  ata se po projektojnë një eskalim të situatës për konsumim të brendshëm në prag të zgjedhjeve.

Ai ju referuar dhe çështjes së artistëve hip hop në Rusi duke theksuar se arrestimet e tyre nuk ndihmojnë aspak situatën. Por theksoi nevojën mbi luftën kundër propagandës në favor të lëndëve narkotike.

Në këtë manifest morën pjesë mbi 1,700 gazetarë nga gjithë bota dhe ky është një numër rekord!

Më të lexuarat