Connect with us

Afrika

Rrëzohet një Boeing 737 në Etiopi duke lënë pas 157 të vdekur

Published

on

Rrëzohet një Boeing 737 në Etiopi duke lënë pas 157 të vdekur featured

Rrëzohet një Boeing 737 në Etiopi duke lënë pas 157 të vdekur. U konfirmuan vlerësimet fillestare për skenarin më të keq pas rrëzimit të një Boeing 737 i cili kishte 157 jetë njerëzish mbi të. Aeroplani ishte përplasur pak minuta pas ngritjes së tij nga aeroporti i kryeqytetit të Etiopisë “Adis Abeba”. Mbi këtë aeroplan gjendeshin 149 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit nga të cilët nuk kishte mbijetuar asnjeri. Në bord gjendeshin qytetarë nga të paktën 35 shtete të ndryshme.

Ekipet e shpëtimin që kishin mbërritur në zonën Bishoftu, aty ku kishte rënë ky aeroplan por nuk kishin gjetur asnjë shenjë jete nën gërmadhat e tij. Duke e shndërruar këtë aksident në tragjedinë më të madhe ajrore të gjitha kohërave në këtë vend.


[rev_slider alias=”etiopia”][/rev_slider]

Radiotelevizioni Shtetëror kishte komunikuar se nuk ishte gjetur asnjë “i mbijetuar” nga 157 njerëzit që udhëtonin në linjën ET302 (duke përfshirë dhe anëtarët e bordit). Ky informacion ishte konfirmuar më parë nga vetë kompania ajrore .

Ndër pasagjerët e kësaj linje gjendeshin dhe tetë qytetarë Kinezë. Lajmi ishte transmetuar nga mediat Kineze pak orë pas kësaj tragjedie. Në të njëjtën kohë raportohet se «ky aeroplan kishte një ritëm të paqëndrueshëm teksa ngrihej», sipas faqes së Uebit «flightradar24».



Të dhënat në rrjetin «flightradar24» ADS-B tregojnë se ritmi i ngjitjes së aeroplanit ishte i paqëndrueshëm pas ngritjes së tij në ajër (jashtë kontrollit të pilotëve). Këtë informacion e kishin publikuar dhe në profilin «flightradar24» në Twitter. Kjo kompani angazhohet me përgjimin e fluturimeve dhe ka qendrën e saj në Suedi.

Rrëzohet një Boeing 737 në Etiopi duke lënë pas 157 të vdekur. Aeroplani Boeing 737 MAX i përkiste kompanisë Ethiopian Airlines

Aeroplani Boeing 737 MAX, i cili i përkiste kompanisë Ethiopian Airlines, «nuk  kishte patur historik në sektorin e problemeve teknike», deklaroi drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie. Ndër të tjera ai shtoi se historiku i pilotit që e drejtonte atë ishte i shkëlqyer.

Sipas deklaratave të dhëna, midis viktimave gjenden qytetarë nga Etiopia, Kenia, Britania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Piloti kishte kërkuar leje për tu kthyer mbrapsht pasi sipas tij përballej me vështirësi në drejtimin e aeroplanit. Këtë fakt e kishte bërë të ditur drejtori i Etiopian Airlines.



Ndërkohë, kompania Amerikane e cila prodhon këtë aeroplan (BOEING), kishte shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e 157 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit. Gjithahstu, kompania Boeing kishte deklaruar e gatshme për të siguruar asistencën e nevojshme teknike për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan këtë tragjedi ajrore.

Aeroskafi i kompanisë Etiopian Airlines, i cili po realizonte një fluturim nga Addis Ababa  (Kryeqyteti i Etiopisë) ishte rrëzuar sot gjatë orëve të mëngjesit. Aeroplani tip Boeing 737 po transportonte 149 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 7 personash.

Sipas informacioneve nga mediat lokale ishte rrëzuar vetëm pak minuta pas ngritjes së tij. Sipas informacioneve nga kjo kompani, aeroplani kishte rënë rreth 62 kilometra larg kryeqytetit, në një zonë e cila quhet Bishoftu.

Në vendngjarje kishte vajtur dhe drejtori kompanisë Etiopian Airlines

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, kishte shprehur ngushëllimet e tij për familjet që kishin humbur njerëzit e tyre. Megjithatë,  ai nuk kishte dhënë asnjë informacion të mëtejshëm rreth tragjedisë. Vetëm pak orë pas rënjes së aeroplanit, në vendngjarje kishte vajtur dhe drejtori kompanisë Etiopian Airlines. Ai kishte konfirmuar numrin e viktimave duke shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet e viktimave.

Kompania Etiopian Airlines është një nga kompanitë më të sigurta, dhe të njohura në mbarë botën me një numër të konsiderueshëm fluturimesh dhe jashtë Afrikës.

Aeroplani në fjalë ishte një Boeing 737-800 MAX, i njëjti model me atë të kompanisë Indoneziane Lion Air Jet. Ky aeroplan ishte rrëzuar gjatë tetorit të kaluar pas 13 minutash fluturim nga Xhakarta, duke marrë me vete dhe 189 jetë njerëzish.

Tragjedia më e madhe deri tani në të cilën përfshiheshin avionë të kompanisë Etiopan Airlines, ishte një Boeing 737-800, i cili kishte shpërthyer në ajër pak pas ngritjes së tij nga aeroporti i Bejrutit. Në këtë tragjedi kishin vdekur 90 njerëz.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat