Connect with us

Bota

Rrezohet një Boeing 767, vdesin pasagjerët

Published

on

Rrezohet një Boeing 767, vdesin pasagjerët featured1

Një Boeing 767 i cili fluturonte nga Miami për në Huston është rrëzuar gjatë pasdites së sotme, pranë aeroportit kryesor tu Huston-it. Aeroplani kishte tre vetë në Bordin e tij dhe mendohet se janë të vdekur.

Aeroplani ishte zhdukur nga radari rreth 30 milje në juglindje të destinacionit të tij, i cili ishte Aeroporti ndërkombëtar “George Bush”.


Rrezohet një Boeing 767, vdesin pasagjerët post

«Ekspertët e FAA janë nisur menjëherë për në vendngjarje. Gjithashtu, është njoftuar dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë», kishte thënë zëdhënësi i FAA, Lynn Lunsford.

Kompania Boeing, e cila ka prodhuar këtë aeroplan, deklaroi se është thellësisht e pikëlluar. Gjithashtu tha se është e interesuar për të mësuar mbi këtë tragjedi ku u përfshi Atlas Air 767. Aeroplani i cili u rrëzua në Trinity Bay pranë Anahuac në Teksas.



Ngjarja ka ndodhur pak para orës 12:45 në orën lokale. Kompania Boeing deklaroi se do të ofrojë ndihmë teknike për hetimin e kësaj tragjedie,  i cili do të kryhet nga NTSB.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report