Connect with us

Rajoni

Rrëzohet një helikopter në një zonë të banuar të Stambollit

Published

on

Rrëzohet një helikopter në një zonë të banuar të Stambollit featured

Një helikopter ushtarak Turk është rrëzuar brenda në një kompleks pallatesh në zonën “Çekmeköy” të Stambollit .

Sipas informacioneve paraprake, helikopteri ishte rrëzuar në momentin që po përpiqej të realizonte ulje të detyruar. Këtë informacion e ka konfirmuar dhe guvernatori i rrethit , Ali Yerlikaya, nëpërmjet një statusi në Twitter.



Sipas tij, helikopteri i trajnimit ishte rrëzuar pas disa përpjekjeve që kishte bërë për të realizuar ulje të detyruar. Të paktën katër ushtarë janë plagosur , të cilët u transferuan menjëherë në spitalin Sancaktepe. Ai bëri të ditur se helikopteri ishte përplasur në një kompleks pallatesh në zonën Parkverde, në afërsi të rrugës Sultangazi.



Deri tani rrethanat e këtij aksidenti janë ende të panjohura. Në vendngjarje kanë vajtur forca të shumta nga policia, disa automjete të zjarrfikëses , si dhe ambulanca me personel mjekësor.

Rrjeti i njohur televiziv NTV transmetoi se shkaku i aksidentit mund të jetë një defekt në pjesët mekanike të tij.


Më të lexuarat