Connect with us

Azia

Rritet numri i të vdekurve nga alkooli i falsifikuar në Indi

Published

on

Rritet numri i të vdekurve nga alkooli i falsifikuar në Indi featured

Nuk duket se ka të mbaruar tragjedia në Indi. Deri tani 15o njerëz kanë humbur jetën e tyre për shkak të helmimit pasi kishin konsumuar alkool të falsifikuar. Kjo ngjarje ndodh dy javë pas një incidenti të ngjashëm ku kishin mbetur të vdekur mbi 100 njerëz. Sipas informacioneve, numri i të personave që janë shtruar në spital është shumë i madh.


Rritet numri i të vdekurve nga alkooli i falsifikuar në Indi post

Numri i të vdekurve është konfirmuar nga tre spitale të cilat ndodhen në shtetin “Asam”, vendi ku ka ndodhur kjo tragjedi.

«Mbi 170 persona ndodhen të shtruar në spital, por ky numër po rritet pasi vazhdimisht po shtrohen dhe njerëz të tjerë, nga zonat përreth, të cilët janë diagnozuar me helmim në gjak pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar», deklaroi Ministri i Shëndetësisë në shtetin Chimanda.



Pjesa dërrmuese e viktimave (ndër ta kishte dhe gra) punonin në arat e çajit në atë zonë dhe sapo kishin marrë rrogën, gjatë ditës së premte.

Asgjësohet rrjeti i shpërndarjes së alkoolit të falsifikuar

Policia ka arrestuar deri tani 16 persona të cilët janë pjesë e rrjetit që prodhonte dhe trafikonte alkoolin e falsifikuar në shtetin Asam. Një fenomen i cili është i zakonshëm në zonat ku ndodhen plantacionet e çajit. Punëtorët, pas një dite të lodhshme, konsumojnë alkool.

«Pyeta disa persona se përse konsumonin alkool çdo ditë dhe mu përgjigjën se pas një dite të lodhshme në plantacionet e çajit, pinin alkool për të kaluar lodhjen dhe stresin», deklaroi ai.



«Rreth 10 pika të ndryshme prodhonin këtë alkool,  i cili shpërndahej në shumë plantacione dhe në shumë vende të tjera», deklaroi nga ana e tij një deputet i qeverisë së shtetit “Asam”.

«Një person i vetëm ishte ai që siguronte substancën që përdornin për falsifikimin e alkoolit», shtoi ai.

«Rreth 1500 persona kanë konsumuar këtë sasi alkooli të falsifikuar gjatë ditës së enjte,  e cila shkaktoi 150 të vdekur», Shpjegoi ai.


Më të lexuarat