Connect with us

Bota

Rritet numri i vetëvrasjeve në nivel botëror

Published

on

Rritet numri i vetëvrasjeve në shkallë botërore Featured

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga vetëvrasjet është rritur rreth 6,7% në nivel global, gjatë periudhës 1990-2016. Një shifër që po ta përkthejmë në një numër arrin rreth 817,000 raste për çdo vit. Sipas këtij kërkimi shkencor, kjo shifër korrespondon me 1,5% të vdekjeve në nivel botëror.

Sipas studiuesve, një nga faktet inkurajuese është se në qoftë se bëhet një përmbledhje e këtyre statistikave duke u bazuar tek moshat, atëherë shifrat e vdekjeve në 100,000 persona ndikohen nga ndryshimet në moshën e këtyre personave. Kjo do të thotë se numri i vetëvrasjeve në nivel global ka rënë 33% midis vitit 1990 dhe 2016.



Sipas një kërkimi të publikuar nga revista British Medical Journal (BMJ) duket qartë se shifrën më të lartë të vetëvrasjeve e mbajnë meshkujt me 15,6 vdekje në 100,000 persona. Gratë kanë vetëm 7 vetëvrasje në 100,000 persona, duke përjashtuar moshën 15 deri në 19 vjeç ku vetëvrasjet e femrave janë më të shumta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka si objektiv dhe reduktimin e vetëvrasjeve në mbarë botën deri në vitin 2030

Shifrat më të larta të vetëvrasjeve i kanë të rinjtë dhe të moshuarit në krahasim me ata të moshës së mesme. Në përgjithësi shifrat e vetëvrasjeve ndryshojnë nga vendi në vend. Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron këtë si një problem shqetësues për shëndetin publik. Madje, ajo ka si objektiv dhe reduktimin e këtij fenomeni në mbarë botën deri në vitin 2030.

Vetëvrasjet janë ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në Evropën Lindore. Në Evropë dhe në vendet perëndimore, ekziston një lidhje e ngushtë mes vetëvrasjes dhe sëmundjes mendore, por kjo nuk ndodh në Azi.

Shifrat më të larta të vetëvrasjeve janë regjistruar në Lesoto të Afrikës (39 vdekje në 100,000), në Lituani (31 vdekje në 100,000), Rusi (30,6 vdekje në 100,000) dhe në Zibabue (27,8 në 100,000). Vetëvrasjet në Indi dhe Kinë përbëjnë gjysmën e shifrës së këtij fenomeni në nivel global. Megjithatë, situata ka treguar shenja përmirësimi, pasi ky numër po zvogëlohet me kalimin e kohës.

Studiuesit kanë theksuar se numri real i vetëvrasjeve mund të jetë shumë më i madh, pasi në disa shtete vetëvrasja ndalohet për arsye kulturore ose fetare. Në këto vende shpesh herë vetëvrasjet mbulohen dhe fshihen.


Më të lexuarat