Connect with us

Europa

Rritet numri i viktimave në kanalin Kërç

Published

on

Rritet numri i viktimave në kanalin Kërç featured

Mbi njëzet marinarë janë ose konsiderohen të vdekur në zjarrin që kishte rënë në dy anije gjatë mbrëmjes së ditës së hënë. Sipas autoriteteve Ruse këto anije po transportonin gaz diku në afërsi të kanalit Kërç, në detin e Krimesë.



Ekipet e shpëtimit kishin arritur të shpëtonin dymbëdhjetë marinarë, por kishin tërhequr dhe dhjetë kufoma.

Zyra federale Ruse ka komunikuar se: «nuk dihet fati i dymbëdhjetë personave të tjerë, të cilët tashmë konsiderohen zyrtarisht të vdekur». Më tej vijoi: «nuk ekziston asnjë shans që ata të gjenden të gjallë», duke shpjeguar se ata ishin mbytur përpara syve të ekipeve të shpëtimit, pasi nuk kishin xhaketa shpëtimi.

Zjarri kishte shpërthyer gjatë transportimit të lëndëve djegëse nga njëra anije në tjetrën. Menjëherë sapo kishte shpërthyer zjarri marinarët kishin filluar të hidheshin në det. Ekuipazhet e dy anijeve përbëheshin kryesisht nga shtetas Turq dhe Indianë. Sipas autoriteteve Ruse, këto dy anije kishin mbi 32 anëtarë në ekuipazhin e tyre.



Dy anijet në fjalë përfshiheshin në listën e Ministrisë së ekonomisë së SHBA-së dhe kërcënoheshin me sanksione për transport nafte drejt regjimit të Presidentit Sirian, Bashar Al Asad.

Ukraina akuzon Moskën

Autoritetet e Ukrainës kanë akuzuar Moskën për përgjegjësinë e incidentit.  Sipas tyre Rusia ka nxitur anijet që të udhëtojnë drejt kanalit Kërç dhe Krimesë. Më tej ata thanë se Rusia i detyron ata të çaktivizojnë sistemin automatik të identifikimit të anijeve në mënyrë që të mos zbulohen.

Sipas ministrisë Ukrainase «rezultati ishte një tragjedi me përmasa të frikshme». Ajo më tej ka vijuar duke thënë se «nuk njihni prejardhjen e gazit që transportohej nga këto anije, por këto anije transportonin rregullisht gaz nga Ukraina dhe disa shtete të tjera».

Ambasada e Indisë në Moskë është në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet Ruse për të siguruar më shumë informacione për shtetasit e saj dhe për të ofruar ndihmën e tyre.


Më të lexuarat