Connect with us

Greqi

Rrufeja godet Akropolin duke lënë pas 4 të plagosur

Published

on

Rrufeja godet Akropolin duke lënë pas 4 të plagosur
Akropoli Athinë

Sipas informacioneve nga mediat greke, një rrufe ka goditur Akropolin duke plagosur 4 persona. Ndërmjet të plagosurve ishin dy roje dhe dy turiste. Bëhet fjalë për dy femra të cilat ruanin monumentin historik dhe dy turiste që ndodheshin aty për të vizituar këtë monument. Dëshmitë e viktimave janë vërtet të pabesueshme. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së ditës së mërkurës dhe sipas informacioneve janë plagosur katër persona.

Njëra nga viktimat deklaroi: «Ndodhesha në vendin e rojës, po binte shi dhe më goditi një shkëlqim. Më hodhi poshtë. Nuk e mbaj mend se si arrita të dal jashtë». Kjo ishte dëshmia e njërës pres rojeve që ishte goditur nga rrufeja në monumentin historik të Akropolit.

Gruaja ka pësuar plagë të rënda në gjithë kurrizin e saj, nga djegia. Sipas deklaratave të saj ajo sapo kishte filluar punë aty me një kontratë 8 mujore.

Një tjetër punonjëse që ndodhej aty pranë kishte përshkruar ngjarjen nga perspektiva e saj. Ajo tha: «Ndodheshim në vendin e rojës në momentin që goditi rrufeja. Unë ndodhesha pak më tutje nga vendi ku ndodheshin dy gratë që u plagosën. Papritur ra një rrufe dhe pas disa sekondash erdhi një grua nga pozicioni i ruajtjes aty afër meje. Ajo ishte e mbuluar në gjak dhe në kokë kishte vida dhe tela, flokët e saj ishin të djegur. Kurrizi i saj ishte i mbushur me plagë dhe unë vajta të thërras për ndihmë. Aty erdhën dhe disa roje të tjera, Policia dhe zjarrfikësit. Pas pak mora vesh se dhe një tjetër zonjë ishte plagosur pak më rëndë nga rrufeja »

Gjatë këtij incidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, 2 roje dhe 2 turiste

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosura dhe dy turiste që ndodheshin aty për të vizituar monumentin. Turistet kishin dhënë një intervistë për kanalin televiziv Alpha duke përshkruar makthin që kishin përjetuar. Sipas dëshmive të tyre, rrufeja kishte goditur një shkëmb aty afër dhe copat që ishin hedhur në ajër kishin shkaktuar plagosjen e tyre.

Dy turistet deklaruan: « Papritur, rrufeja goditi një shkëmb. Dëgjuam një zhurmë të tmerrshme dhe u munduam të mbulohemi por copat e shkëmbit na goditën me shpejtësi. U çuam dhe pamë rreth nesh dhe pamë një femër që thërriste “rrufe”.  Vajtëm afër saj dhe e ndihmuam, lajmëruam ambulancën dhe pritëm që të vinte aty.  Ajo ishte rrëzuar dhe nuk mundej të çohej në këmbë por një i njohuri i saj e ndihmoi të ngrihej. Ajo ishte e mbuluar e tëra me gjakun e saj dhe flokët e saj ishin djegur».

Katër personat e plagosur ishin transportuar urgjentisht në spitalin Evangjelizmos. Sipas Ministrisë Greke të Kulturës, ambientet arkeologjike të akropolit jan mbyllur për publikun gjatë gjithë ditës së sotme për arsye sigurie pas këtij aksidenti.


Më të lexuarat