Connect with us

Spanja

Rrugët e Valencias u mbushën me qindra njerëz të ç’veshur

Published

on

Rrugët e Valencias u mbushën me qindra njerëz të ç’veshur

Më shumë se 1300 meshkuj dhe femra kanë hequr rrobat e tyre  për të marrë pjesë në fotografimin masiv të fotografit të njohur Spencer Tunick .

Kjo turmë ishte mbledhur në qendër të këtij qyteti gjatë ditës së shtunë dhe kishin veshur vetëm «kostumet e lindjes së tyre».

Tunick, i cili është shumë i famshëm  për punët e tij me trupa të ç’veshur. Ai deklaroi se ky fotografim ishte organizuar për të përkrahur festivalin kulturor IntraMurs.

Burra dhe gra u fotografuan në poza të ndryshme. Burrat ishin nga poshtë dhe femrat lart për të treguar që femrat janë «gjinia e mençur».

Fotografi deklaroi për rrjetin RT se qëllimi nuk ishte të demonstronin se femrat dhe meshkujt janë të barabartë, pasi «femrat janë më të mençura».


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat