Connect with us

Politikë

Rudina Hajdari: Të shtyhet ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

Rudina Hajdari deklaroi për mediat se ka propozuar të shtyhet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Published

on

Të shtyhet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit

Zonja Rudina Hajdari kë dhënë një intervistë gjatë ditës së djeshme, pa pas takimit të konferencës së kryetarëve.

«Përfunduam takimin e konferencës së kryetarëve dhe në fakt unë në këtë takim propozova shtyrjen e ngritjes së komisionit hetimor sepse duke qenë se nuk kemi akoma një gjykatë kushtetuese, nuk mendoj se është koha e duhur për shkak se kjo do të sillte një pështjellim të situatës.

Nga ana procedurale unë nuk e ndaloj dot sepse është një nisëm nga 55 deputetë të maxhorancës, pra kjo do të vijë në kosto të maxhorancës që po vazhdon dhe vijon me këtë rrugë, por nuk kemi pse nxitohemi. Nëse presidenti ka shkelur kushtetutën atëherë kjo mund të vërtetohet në një moment më normal në kushte më normale kur ne të kemi një Gjykatë Kushtetuese», tha zonja Hajdari në deklaratën e saj

Në vazhdim ajo deklaroi se mbetet për të shikuar hapat e mëtejshëm por përsa i përket seancës parlamentare që do të zhvillohet të hënën, grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar që të tërhiqet pasi mendojnë që kjo seancë nuk është në shërbim të qytetarëve. Grupi Parlamentari PD-së vlerësoi situatën si një konflikt personal midis Ramës dhe Metës dhe kërkuan që kjo çështje të diskutohet në një situatë më normale pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

«Nuk kemi pse e nisim diçka dhe e lëmë në gjysëm, ky është mendimi im, ky është mendimi i grupit parlamentar të PD», deklaroi ajo në mbyllje të deklaratës për mediat.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e saj në versionin e plotë:

Më të lexuarat