Connect with us

Bota

Rusi » Arrin në 31 numri i viktimave në ndërtesën e shembur

Published

on

Arrin në 31 numri i viktimave në ndërtesën e shembur

Operacionet e shpëtimit vazhdohen në ritëm 24 orësh.

Me temperatura nën 30 gradë celsius skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën gërmadhat e pallatit në Uralia të Rusisë. Pikërisht lajmi që bëri bujë pas shembjes së një ndërtese që kushtoi jetën e më shumë se 30 personave deri tani.

shembet-pallati-Rusi-3

Para pak minutash akoma 3 kufoma u nxorën nga gërmadhat duke çuar numrin e të vdekurve në 31.

Sipas zotit Boris Dubrovski, drejtori i periferisë Chelyabinsk vetëm 21 viktima janë identifikuar deri tani. Por akoma 13 persona nga 133 banorët e pallatit vazhdojnë të mbeten të humbur akoma. Këto janë statistikat sipas komunikimeve të autoriteteve vendore.

Kërkimet po vazhdohen çdo 24 orë pa ndalim.

Më të lexuarat