Connect with us

Lajme

Rusi » Kërcënim Izraelit ndaj fluturimeve tregtare Ruse

Published

on

Rusi » Kërcënim Izraelit ndaj fluturimeve tregtare Ruse

Si komunikoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: <<Sulmi i djeshëm me Raketa kundër Sirisë të cilin e Realizoi Izraeli. Ka kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e dy aeroplanëve civilë Rusë>>!

Ministria e mbrojtjes së Rusisë nuk specifikoi se pikërisht cilat fluturime ishin ato që u kërcënuan.<< Sistemet Antiajrore Siriane neutralizuan 14 nga 16 Raketat Izraelite. Raketat u hodhën kundër objektivave të pa qartësuara në Damaskut>> shtoi më tej zëdhnësi.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes Ruse komunikoi se gjashtë aeroplanë F-16 nisën një sulm provokator ndërsa dy avionë civilë ishin duke u përgatitur për tu ulur në Damask dhe Bejrut. Më tej shtoi se <<Ky sulm krijoi një kërcënim të drejtpërdrejtë  tek këto avionë>>.

Igor Konashenkov

Sulmi i Izraelit me Raketa ka kërcënuar drejtpërsdrejt Avjonë civilë Rus

Majori Igor Konashenkov komunikoi se ushtria Siriane nuk i kishte angazhuar plotësisht sistemet e saj anti ajrore. Për të evituar goditjen aksidentale të avionëve me pasagjerë. Ai citoi më tej se Punonjësit e aeroportit e kthyen detyrimisht aeroplanin e kërcënuar në bazën ajrore Ruse në Hemeimeem. Bazë e cila ndodhet në provincën bregdetare të Sirisë në LATAKIA.

Ministria e mbrojtjes nuk specifikoi se pikërisht cilat fluturime ishin ato që u kërcënuan shtoi se: << Sistemet Anti-ajrore Siriane neutralizuan 14 nga 16 Raketat Izraelite të hedhura në total kundër objekteve të pa qartësuara në Damaskut duke plagosur tre ushtarë>>.

Nuk u bë e qartë nëse Forcat ushtarake Siriane kishin përdorur ndonjë sistem t avancuar Anti Ajror si ai S-300. Armatim të cilin Rusia ja dha në tetor për të përforcuar mbrojtjen antiajrore.  Kjo lëvizje ndoqi Sulmimin e një aeroplani të zbulimit Rus nga forcat Siriane gjatë kundërpërgjigjes së një sulmi Izraelit. Një incident i cili solli më afër lidhjet e Rusisë me Izraelin.

s300

Ministri i jashtëm i Sirisë në një deklaratë të lëshuar ditën e mërkurë akuzoi Izraelin për përkeqësim t krizës. Dhe se po pengon rrugën në Luftën e qeverisë kundër terrorizmit.

Ne nuk do të lejojmë prezencën ushtrarake të Iranit në Siri

Në mesazhet e dërguara Sekretarit të përgjithshëm të UN dhe kryetarit të këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ministria citonte se sulmi ajror Izraelit nuk do realizohej nëse nuk do kishte mbështetjen e pakufizuar të SHBA. Izraeli ka realizuar me dhjetëra sulme ajrore në Siri ku shumica e tyre pretendohej se kishin lidhje me transportimin e armëve, për llogari të organizatës Hezbollah.  

Që të dyja Irani dhe Hesbollahu kanë luftuar përkrah forcave të Bashar Al Assad kundër terrorizmit në Siri. Kryeministri i Izraelit ka paralajmëruar disa herë që ai nuk do të lejonte Iranin të stabilizohej si prezencë ushtarake në Siri.

benjamin netanyahu

<<Ne nuk jemi të përgatitur të lejojmë një prezencë ushtuake Iraniane në territorin Sirian. E cila është e pozicjonuar kundrejt nesh. Ne do të reagojmë kundër saj me fuqi dhe vazhdimësi duke patur parasysh dhe këtë të tanishmen >> tha ai gjatë një ceremonie diplomimi të pilotëve të rinj. Nga ku më tej shtoi se <<Vendimi i presidentit Trump mbi tërheqjen e trupave të tij nuk do të ndryshojë politikën tonë>>.

Më të lexuarat