Connect with us

Lajme

Rusi » Shembet një pallat 10 katësh

Published

on

shembet-pallati-Rusi-5

Të paktën dy persona kanë humbur jetën ndërsa numri i banuesve arrinte në 110

Dy persona mbetën të vrarë dhe dhjetë të tjerë u shpëtuan mbas shembjes së një pallati në Rusi. Sipas ekspertëve kjo shembje erdhi për shkak të një shpërthimi në rrjetin e gazit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave Ruse dhe atyre ndërkombëtare Ngjarja ka ndodhur pikërisht Uralin jugor në qytetin Magnitogorsk

Sipas agjencisë meditative Sputnik e cila citon si burim përfaqësuesit e Ministrisë së situatave emergjente dhe këshillit të hetimit. Një pjesë prej 48 apartamentesh pësuan dëme nga ky shpërthim. Në këtë ndërtesë jetonin mbi 110 persona.

Ministria e situatave emergjente ka konfirmuar në sajtin e saj se një pjesë e kësaj ndërtese është shembur duke shtuar se 196 anëtarë të ekipeve të shpëtimit ndodhen në terren.

Përfaqësuesja e  këshillit të hetimit Svetlana Petrenko nënvizoi se në terren po zhvillohet një hetim i plotë i të gjithë skenarëve të krimit sipas nenit 109 dhe paragrafit 3 të kodit penal Rus.

Më të lexuarat