Connect with us

Bota

Rusia dënoi ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë

Published

on

Rusia dënoi ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë featured

Shefi i diplomacisë Ruse ka dënuar gjatë ditës së shtunë ndërhyrjen flagrante të SHBA-së në Venezuelë. Kjo deklaratë ishte lëshuar gjatë një bisede të zhvilluar me homologun e tij Amerikan, Mike Pombeo. Ministri Rus kishte dënuar «ndërhyrjen flagrante» dhe «ndikimin shkatërrues» të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

«Sfidat dhe ndikimi i jashtëm shkatërrues nën pretekstin hipokrit të ndihmës humanitare, nuk kanë asnjë vend në një proces demokratik», kishte deklaruar Sergey Lavrov, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.


Rusia dënoi ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë

Ministri i Jashtëm Rus kishte thënë: «kërcënimet amerikane kundër qeverisë legjitime, një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në çështjet e brendshme të një shteti sovran». Gjithashtu ai deklaroi se: «kjo përbën një shkelje të turpshme të së drejtës ndërkombëtare».

Rusia dënoi ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë dhe deklaron e gatshme për të diskutuar mbi një politikë të re

Shefi i diplomacisë Ruse nënvizoi se Moska është “e gatshme” të zhvillojë bisedime dypalëshe me Uashingtonin mbi çështjen e Venezuelës, me kusht që të përmbahet me rreptësi parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ai theksoi se: «vetëm qytetarët e Venezuelës kanë të drejtën të vendosin për të ardhmen e tyre». Sipas informacioneve: «dy diplomatët kanë diskutuar mbi konfliktet në Siri, Afganistan dhe situatën në gadishullin Korean».

Sergey Lavrov është takuar gjatë ditës së premte me zëvendës presidenten e Venezuelës, Delcy Rodríguez. Ministri i Jashtëm Rus i kishte premtuar asaj se Moska do të vazhdonte ti jepte Ndihmën Humanitare nga ana e saj.

Ky shtet i Amerikës Latine po përjeton krizën më të rëndë politike në historinë e saj. Përveç kësaj ajo po përballet dhe me një inflacion të madh dhe mungesë të produkteve ushqimore.

Tridhjetë e pesë vjeçari Juan Guaido, i cili është dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Social Demokratike e cila kontrollohet nga opozita parlamentare, ishte vetëshpallur president tranzicioni  me datë 23 janar të këtij viti, duke cituar një artikull të kushtetutës.

Ai është njohur si president tranzicioni në këtë vend dhe është përkrahur nga rreth 50 shtete. Ndërsa presidenti Nicolas Maduro, i cili gëzon mbështetjen e aleatëve të tij të ngushtë (duke përfshirë këtu edhe Rusinë), ka denoncuar një tentativë për grusht shteti të organizuar nga Uashingtoni.



Më të lexuarat