Connect with us

Bota

Rusia pezullon zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në traktatin bërthamor INF

Published

on

Rusia pezullon zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në traktatin bërthamor INF featured

Presidenti Rus, Vladimir Putin, ka firmosur dekretin sipas të cilit, Rusia pezullon zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në traktatin bërthamor INF. Një traktat i cili ishte firmosur midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Ky traktat garantonte kontrollin e raketave të kalibrit të vogël dhe atij të mesëm.

Kremlini njoftoi se dekreti është nënshkruar, pasi duhej të merreshin masa sepse Shtetet e Bashkuara nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj këtij traktati. Dekreti i Presidentit, Vladimir Putin, hyn në fuqi menjëherë nga data e firmosjes nga ana e tij nga ai vetë, domethënë ky dekret ka hyrë në fuqi që prej datës 4/3/2019.


Rusia pezullon zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në traktatin bërthamor INF

Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme e Rusisë është udhëzuar të informojë vendet të cilat kishin nënshkruar këtë traktat.

Me datë 1 shkurt, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Ministri i Jashtëm Amerikan, Mike Pombeo, kishin njoftuar se SHBA-ja do të pezullonte pjesëmarrjen e saj në traktatin INF deri me datë 2 shkurt. Ata kishin deklaruar se pas gjashtë muajsh do të pezullonin pjesëmarrjen e tyre pasi Rusia po e shkel këtë traktat.

Rusia pezullon zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në traktatin bërthamor INF me firmën e Presidentit Rus, Vladimir Putin

Presidenti Rus, Vladimir Putin i ishte përgjigjur kësaj deklarate me datën 2 shkurt (një ditë më pas). Ai në këtë deklaratë kishte deklaruar se «Rusia pezullon zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në traktatin bërthamor INF».

Ndërkohë kishte urdhëruar ministrat e tij të mos fillonin asnjë bisedim mbi këtë çështje me homologët e tyre Amerikanë. Presidenti Rus kishte deklaruar se pala Amerikane duhej të tregohej më e pjekur dhe të zhvillojë negociata në mënyrë dhe përmbajtje të barabartë.

Traktati INF (Intermediate-Range Nuclear Forces), ishte nënshkruar me datën 8/12/1987 nga Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan dhe homologu i tij Sovjetik, Mihail Gorbaçov .

Sipas këtij traktati, ishte ndaluar prodhimi i raketave balistike me rreze veprimi nga 500 deri 5.500 kilometra, duke çuar në eliminimin e raketave bërthamore të rrezes së mesme.

Gjatë muajit tetor të vitit 2018, Presidenti Amerikan, Donald Trump kishte shprehur tendencën e Shteteve të Bashkuara mbi tërheqjen e tyre nga traktati INF. Ndërkohë ai kishte propozuar një rinegocjim të ri mbi këtë traktat në mënyrë që të përfshihej dhe Kina.



Më të lexuarat