Connect with us

Bota

Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor më SHBA-në

Published

on

Mbas tërheqjes së SHBA-së dhe Rusia tërhiqet nga marrëveshja bërthamore

Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në traktatin INF për raketat bërthamore të kalibrit të mesëm. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar gjatë luftës së ftohtë. Presidenti Rus deklaroi se ky vendim u mor mbas lëvizjes së ngjashme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

«Partnerët tanë Amerikanë deklaruan se po pezullonin këtë marrëveshje, ne gjithashtu po e pezullojmë atë». Këtë kishte deklaruar gjatë një takimi me Ministrat e Jashtëm dhe të mbrojtjes. Ky takim transmetohej drejtpërdrejt në Televizionin Rus.


[videopress X0rzMWZI]

Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan një deklaratë gjatë ditës së premte mbi tërheqjen e tyre nga marrëveshja INF pas gjashtë muajsh.

Kjo do të ndodhte nëse Moska nuk ndalonte atë që SHBA-ja karakterizon shkelje të marrëveshjes historike të vitit 1987. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar midis SHBA-së dhe Rusisë mbi kontrollimin e armatimeve.

Presidenti Rus, Vladimir Putin gjithashtu deklaroi se, Rusia do të fillojë të punojë për të ndërtuar raketa të teknologjisë së re supersonike. Gjithashtu, Presidenti Rus u ka kërkuar ministrave të tij që të mos fillonin asnjë bisedim me Uashingtonin mbi këtë çështje.


Më të lexuarat