Connect with us

Bota

Rusia teston sigurinë e rrjetit të saj të internetit (Runet)

Published

on

Rusia teston sigurinë e rrjetit e saj të internetit featured

Autoritetet Ruse dhe ofruesit më të mëdhenj në Rusi po përgatiten të shkëpusin vendin nga interneti. Kjo është pjesë e një eksperimenti që është planifikuar për të testuar dobësitë e rrjetit Rus kundër një sulmi të mundshëm armiqësor.

Sipas agjencisë RBK, qëllimi i këtij eksperimenti është mbledhja e informacionit dhe analizimi i tyre në lidhje me ndryshimet në një projektligj. Ky projektligj ishte miratuar nga parlamenti Rus në dhjetor t vitit 2018.



Ky projektligj detyron të gjithë ofruesit e internetit në vend të sigurojnë pavarësinë e rrjetit Rus (Runet). Një skenar në rast se tentohet shkëputja e Rusisë nga ky rrjet, nga forca armiqësore.

Ndërkohë, ofruesit rusë duhet të garantojnë instalimin e të gjitha standardeve teknike, të cilat do të garantojnë lëvizjen e përdoruesve Rusë. Gjithashtu ky trafik duhet të drejtohet në pika ku kontrollohen nga Roskomanzor, rregullatori Rus.

Rregullatori Roskomanzor do të kontrollojë trafikun e rrjetit Rus në mënyre që të ndalohet qasja e përdoruesve në çdo «përmbajtje të kufizuar». Me sa duket Rusia po tenton të sigurojë rrjetin e saj të internetit në mënyrë që trafiku të zhvillohet në brendësi të vendit dhe jo nëpërmjet serverëve të jashtëm.

Sipas agjencisë ZDNet, data e këtij eksperimenti nuk është komunikuar akoma por supozohet se ky eksperiment do të realizohet përpara 1 prillit.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report