Connect with us

Opozita

Sali Berisha denoncon vjedhjen e qindra pasaportave Shqiptare

Published

on

Sali Berisha denoncon vjedhjen e qindra pasaportave Shqiptare featured

Sipas informacioneve paraprake, është dhunuar makina e Konsulllit Shqiptar në Athinë. Sali Berisha e ka denoncuar lajmin nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Ai ndër të tjera ka theksuar rreziqet që i kanosen vendit nëse ky dokumentacion do të binte në duart e gabuara.

Sipas informacioneve të tij kjo vjedhje ishte realizuar kundrejt shumës së 2.000.000€.


Sali Berisha denoncon vjedhjen e qindra pasaportave Shqiptare post

Berisha theksoi dhe rrezikun që i kanoset sigurisë së vendit tonë, pasi këto pasaporta mund të përdoren nga grupe kriminale dhe terroriste për të siguruar lëvizjen e lirshme brenda zonës së Shengenit.

Ai ka vijuar duke denoncuar heshtjen e Qeverisë Shqiptare mbi këtë akt kriminal të rrezikshëm.

Në fund ai ka dënuar këtë akt kriminal duke i bërë thirrje qeverisë të reagojë menjëherë dhe të mobilizohet në kërkim të kriminelëve. Ju rikujtojmë se Sali Berisha është lideri historik i Opozitës Parlamentare.


Qindra pasaporta te “vjedhura”, ne duart e grupeve terroriste te ISIS dhe mafies, rrezik i madh!Ky eshte nje…

Posted by Sali Berisha on Sunday, February 24, 2019

Opozita së fundi ka djegur mandatet e saj për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Një strategji që mesa duket nuk ka sjellur rezultatet e dëshiruara të Opozitës pasi popullariteti i Edi Ramës ndodhet gjithnjë në rritje.

Mesa duket dhe sipas klimës politike në Shqipëri, kjo lëvizje nuk e ka dëmtuar aspak Kryeministrin aktual të Shqipërisë. Përkundrazi nga të dhënat e para, lëvizja e opozitës  ka përforcuar akoma më shumë popullaritetin e tij. Sipas ikonës në skenën politike, ky popullaritet gjendet në rritje të vazhdueshme.


Më të lexuarat