Connect with us

Shqipëria

Sali Berisha fillon akuzat ndaj qeverisë për mbushje kutish me fletë votimi

Sali Berisha vijon me akuzat e radhës me anë të publikimeve në rrjtetet sociale.

Published

on

Sali Berisha fillon akuzat ndaj qeverisë për mbushje kutish me fletë votimesh

Gjatë ditës së sotme akuzat nga ana e liderit historik të Partisë Demokratike kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Si çdo herë tjetër edhe në këtë rast denoncimet janë të vazhdueshme por mungojnë faktet. Lideri i PD-së ka bërë të paktën 6 denoncime ku sipas të cilit bëhet fjalë për vjedhje flagrante.

Në video e parë vihet re një makinë sportive teksa ndalon me shpejtësi duke bërtitur «shtype» dhe në vazhdim automjeti ndalohet dhe i riu del nga makina duke vrapuar në drejtim të ambienti. Pas disa momentesh ai ndodhet brenda këtij ambienti, në brendësi të së cilit vihen re disa persona që sipas statusit të Berishës janë komisionerë.

Në Këtë video nuk vihet re asnjë mbushje kutish dhe asnjë kapje në befasi e këtyre personave pasi reagojnë me qetësi të plotë dhe madje duken të habitur nga reagimi i të riut që i filmon vazhdimisht me celularin e tij në brendësi të këtij ambienti.

Në videon e dytë është filmuar një qendër votimi, nga një distancë jo e afërt dhe sipas Berishës gjatë këtyre momenteve vihet re një vjedhje masive votash. Në realitet bëhet fjalë për një qendër votimi dhe brenda saj ndodhen njerëz të cilët nuk është aspak e çuditshme që ndodhen aty. Madje, në oborrin e kësaj shkolle dallohet qartë prezenca e të paktën 2 punonjësve të Policisë së Shtetit.

Në realitet nuk vihet re asnjë krim i tillë, punonjësit ndodhen në brendësi të godinës pasi aty është posti i tyre. Nuk vihet re asnjë vjedhje masive apo qoftë dhe shenjë e cila vërteton këtë akuzë. Pra vihet re qartë një tendencë nga ana e Berishës të paraqiten gjërat ashtu si nuk janë dhe ky quhet «deformim i së vërtetës». Ndërkohë që këto video publikohen me shpejtësi rrufe, pra nuk është kryer asnjë hetim.

Më të lexuarat