Connect with us

Opinion

Sali Berisha fillon të citojë artikuj gazetash të huaja për të krijuar pasiguri dhe frikë

Sali Berisha citon publikimin e ‘Euroaktiv’ për të krijuar përçarjen e radhës duke mbjellur skenarë në interes të Partisë së tij.

Published

on

Sali Berisha fillon të citojë artikuj gazetash të huaja për të krijuar pasiguri dhe frikë

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka filluar të citojë artikuj gazetash pas humbjes së tij të thellë në zgjedhjet lokale ku humbi pothuajse të gjithë pushtetin që i kishte mbetur në dorë nëpërmjet bashkive.

Kësaj radhe ai ka cituar një artikull të “Euroaktiv” ku sipas tij Shqipëria pas zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit na paska mbyllur një herë e mirë hapjen e dyerve për negociatat e shumëpritura dhe të premtuara nga Qeveria Rama.

Që të jemi realë fati ynë nuk varet nga artikulli i një gazete por mesa duket “Baca” na qenka shqetësuar tej mase kësaj radhe dhe propozimi konkret i Partisë Demokratike është i palëkundur. PD u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të çohen në këmbë dhe të përmbysin këtë qeveri. Përfaqësues të kësaj partie kanë deklaruar herë pas here se qëllimi i tyre nuk është ardhja në pushtet  por thjesht krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po si do vijnë këto zgjedhje të lira dhe të ndershme:

Në radhë të parë duke larguar oponentin kryesor të saj i cili është Edi Rama. Kundërshtari më i fuqishëm i PD-së duhet të largohet në mënyrë që zgjedhjet të vlerësohen si të lira dhe të ndershme nga Partia Demokratike por në këtë rast Partia Socialiste do të mbetej pa kokë dhe largimi i Ramës do të interpretohej si një disfatë nga të gjitha mediat e strukturuara të PD-së dhe sidomos portalet e financuara nga “Xeni”.

Le të mos harrojmë se opozita e sotme ka formuar koalicion me të tëra partitë e vogla duke u përpjekur të ushtrojë presion kundër oponentit të saj kryesor, Edi Rama. Pra në realitet nëse largohet Rama nga posti i Kryeministrit dhe në vijim dhe nga posti i kryetarit të PS-së atëherë realisht Partisë Demokratike i mbetet rruga e lirë për të ardhur në pushtet pasi nuk do ketë asnjë kundërshtar të  fortë në zgjedhjet që kjo parti  kërkon.

Këto lloj pretendimesh janë të papara pasi asnjë parti nuk i ka kërkuar kurrë nga oponentët e saj pasi kjo përbën një shantazh të pastër politik dhe në demokraci shantazhet konsiderohen të papranueshme. Në realitet bëhet fjalë për një komplot nga ana e figurave kryesore të PD-së të cilat shpesh herë fshihen pas popullit dhe protestave që kjo parti organizon dhe realizon, pra pas protestave që ata vetë nxisin.

Së fundmi ka hyrë në lojë dhe presidenti, i cili harroi komplet kompetencat dhe kushetutën dhe ka fillluar haptas të bëjë opozitë nga selia e Presidencës për llogari të gruas dhe mikut të tij.

Më të lexuarat