Connect with us

Shqipëria

Sali Berisha i rikthehet «Qytetarit Dixhital»

Sali Berisha i rikthehet përsëri qytetarit digjital por kësaj radhe përgënjeshtrohet menjëherë. Me pak fjalë ai po promovonte fake news në faqen e tij zyrtare ku ndiqet nga mbi 1 milion ndjekës.

Published

on

Sali Berisha i rikthehet «Qytetarit Digjital» F1

Gjatë ditëve të fundit lideri historik i PD-së, Sali Berisha, është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai ka lëshuar një numër të konsiderueshëm statusesh ku disa prej tyre janë qytetarë të cilët i dërgojnë mesazhe në Messenger-in e tij dhe ai i ndan me popullin. Denoncimet që ai bën janë nga më të pazakontat dhe të paparat. Disa njerëz denoncojnë sipas temperamentit të tyre gjëra që kanë lidhje me politikën, korrupsioni apo qoftë edhe hallet e tyre personale ose vështirësitë që takojnë në administratën publike.

Në një nga këto statuse ka postuar një arë hashashi dhe sipas tij kjo arë ndodhet buzë vjosës.

Vjosa me Termet Trafikun me blerim mbuluar!Lexoni mesazhin dhe shikon foton e qytetarit dixhital! sbShiko se qa…

Posted by Sali Berisha on Thursday, July 4, 2019

Në realitet bëhet fjalë për një lajm të vjetër i cili nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Kjo foto është shkrepur në Bosnje Hecegovinë para dy vitesh. Pra këtu dikush gënjen!!! Sali Berisha duhej të jetë më i përgjegjshëm kur poston të tilla akuzash ndaj opozitës pasi këto akuza mund të ndezin përçarje midis shqiptarëve por megjithatë ai nuk i ka dhënë aspak rëndësi këtij detaji.

Më të lexuarat