Connect with us

Politikë

Sali Berisha në hall: Shpall Gjykatën Kushtetuese të kapur akoma pa u krijuar

Me sa duket, Berisha nuk e ka mirëpritur aspak shkarkimin e mikut të tij të ngushtë, Ilir Metës pasi ky i fundit është e vetmja garanci që kishte lënë pas për të mbrojtur PD-në nga djegja e mandateve.

Published

on

Shpall Gjykatën Kushtetuese të kapur akoma pa u krijuar

Sali Berisha ka postuar sot një status. Një status që nuk ishte një lajm apo një ndodhi e rëndësishme sipas tij por një fotomontazh ku vëreheshin re disa fytyra të cilat ishin montuar në mënyrë amatoreske në trupat e disa Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Fytyrat e montuara në trupat e Gjykatësve i përkisnin majës së PS-së dhe në qendrën e tyre ishte montuar dhe koka e Edi Ramës.

Me anë të kësaj fotoje, Berisha ka dashur të kalojë një mesazh tek fansat e tij. Një mesazh aspak të ndershëm pasi nuk mund të krijojë dikush një ide kaq ekstreme me anë të propagandës së pastër nëpërmjet një fotografie të montuar.

Fotomontazh i gjykatës kushtetuese

Më të lexuarat