Connect with us

Editorial

Sali Berisha tenton të shpallë Edi Ramën agjent serb

Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për agjenturë në favor të interesave të Serbisë së Madhe.

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Sali Berisha, ka postuar një status ku sipas tij vërtetohet pjesëmarrja e Edi Ramës në shitjen e territoreve të Kosovës për llogari të Serbisë së Madhe. Video që ai postoi ishte realizuar nga 2 humoristë rusë të cilës arritën të intimidonin Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili në atë moment kujtonte se po fliste me presidentin e Ukrainës.

Në fund të kësaj bisede, ai ju referua dhe çështjes së kufirit Kosovë-Serbi. Sipas të thënave të tij në tryezën e bisedimeve po bisedohet një shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Më konkretisht, gjatë kësaj bisede ai tha se po diskutohet një skenar ku 10 komuna dhe bashki të Kosovës po diskutohej ti kalonin Serbisë dhe në shkëmbim do ti jepeshin Serbisë disa territore të tjera.

Që të jemi pak të kujdesshëm! Zoran Zaev erdhi në pushtet pas ikjes së Gruesvskit, i cili më pas u largua dhe nga Maqedonia nëpërmjet Shqipërisë me garanci të ndërkombëtarëve. Thuhet se ai është larguar nëpërmjet territorit tonë në drejti të Hungarisë.

Pas publikimit të kësaj videoje, nuk vonuan deklaratat sulmuese nga Partia Demokratike. Në këto deklarata, Edi Rama paraqitej si një tradhtar i rëndomtë. Në realitet bëhet fjalë për një video që mund të jetë e sajuar nga interesat Ruse për të krijuar destabilitet në rajon.

Si u realizua kjo video dhe cilat janë qëllimet e publikimit të saj pikërisht në këtë periudhë

Faktikisht kjo video mund të ketë qarkulluar për shumë arsye por asnjëra prej tyre nuk është engjëllore pasi në këtë video e vetmja gjë që theksohet është ndarja e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë dhe kjo duhet të na bëjë akoma më vigjilentë pasi në realitet mund të bëhet fjalë për një aksion të shërbimeve sekrete që operojnë në rajonin tonë.

Kjo video është tepër e dyshimtë pasi në këtë bisedë fotografohet Kosova. Kjo video mund të jetë një kontribut i shërbimeve serbe në favor të Berishës, për ti krijuar atij kushtet të hedhë akuza kundër Ramës duke u bazuar në çështje madhore si ato të Integritetit Kombëtar.

Zoran Zaev dha një intervistë në lidhje me këtë çëshje ku deklaroi se asnjëherë nuk ka patur informta të sakta por gjithmonë është bazuar tek informacionet që ka dëgjuar në media. Ai deklaroi qartë se askush nuk kishte ndarë me të informata të tilla, as pala Kosovare dhe as Pala Serbe dhe se të gjithë kishin folur duke u bazuar tek informacioni që ishte dëgjuar në media.

Më të lexuarat