Connect with us

Politikë

Sali Berisha vijon aksionin e tij të shpifjes dhe informacionit fals

Sali Berisha vijon me makinerinë e tij të shpifjeve dhe kësaj radhe pre e tij ka rënë drejtoria e targave në Durrës. Si gjithmonë, autor i këtij denëncimi është qytetari dixhital.

Published

on

Sali Berisha vijon aksionin e tij të shpifjes dhe informacionit fals

Lideri Historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me sulmet e tij të njëpasnjëshme kundër shtetit dhe institucioneve. Gjatë kohëve të fundit ai nuk është kursyer aspak dha tashmë tregon qartë që ai ka vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e tij propagandistike për të ndezur zjarre akoma edhe aty ku nuk kanë asnjë vend.

Ditën e sotme ai ka publikuar një status ku si gjithmonë citohet «Qytetari Dixhital» ose më mirë preteksti më i famshëm i zotit Berisha pasi pjesa dërmuese e këtyre denoncimeve është lajm fals i provuar.

Kësaj radhe në shënjestrën e tij ka qenë qyteti i Durrësit dhe pikërisht drejtoria e targave. Sipas tij, ose më mirë sipas mikut më të ngushtë të tij, qytetarit dixhital, Berisha ka hedhur akuza për korrupsion drejt kësaj drejtorie. Sipas dëshmisë së rreme të qyqarit dixhital, punonjësit dhe administrata e kësaj drejtorie kërkojnë ryshfete për të kryer punët e qytetarëve.

Një lajm aspak i vërtetë i cili mund të verifikohet fare lehtë nga komentet e ndjekësve të tij të cilët nuk kanë hezituar të dëshmojnë duke përgënjeshtruar denoncimet e pa hetuara të Sali Berishës, i cili shpesh herë i publikon këto denoncime pa marrë parasysh asnjë detyrim moral apo ligjor përpara se ti japë dimensione publike këtyre lajmeve të pa vërteta të cilat jo vetëm që bazohen në një gënjeshtër por dhe faturohen si gjithmonë në adresë të qeverisë Rama.

Menjëherë kanë reaguar qytetarët e Durrësit duke përgënjeshtruar lajmin nëpërmjet përvojës së tyre gjatë shërbimeve të ofruara në mënyrë të rregullt nga kjo drejtori e cila si shumë e shumë të tjera ka rënë pre e propagandës antiqeveritare të Berishës. Mund të ndiqni disa dëshmi të qytetarëve Durrsakë më poshtë.

Status 1
Status 2

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report