Connect with us

Editorial

Sali Berisha vijon me qëndrimet e tij: Akoma nuk ka pranuar humbjen

Partia Demokratike akoma nuk kakuptuar zgjidhjen fatale të mos pjesëmarrjes së kësaj partie në zgjedhjet lokale

Published

on

Sali Berisha vijon me qëndrimet e tij- Akoma nuk ka pranuar humbjen

Që nga data 30 qershor, Sali Berisha nuk ka kuptuar akoma se kjo datë ishte një humbje e thellë historike për të dhe PD-në. Me sa duket anëtarët e kësaj partie kanë zgjedhur të shtiren si fitimtarë duke sajuar dhe shpikur statistika të ndryshme por akoma nuk kanë kuptuar se në politikë ndëshkohen akoma edhe veprimet e gabuara.

Disa nga këto veprime ishin «djegia e mandateve» dhe refuzimi i pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Veprime të cilat ishin definitive për fatin e kësaj partie.

Akti i tyre i fundit ishte një vetëvrasje spektakolare politike por PD-ja refuzon ta shikojë në këtë pikëpamje humbjen e thellë të 30 qershorit. ODIHR-i dha një mesazh të qartë gjatë deklaratave për shtypin që mbajtën vetëm pak ditë pas zgjedhjeve por përsëri ishin pikërisht drejtuesit e kësaj partie që filluan të manipulojnë shifrat me një qëndrim të njëanshëm që vetëm demokratik nuk mund të quhet.

Papërgjegjshmëria e PD-së mund ti sjellë shumë dëme shqipërisë dhe shqiptarëve pasi në realitet me qëndrimin e tyre të njëanshëm po krijojnë përçarje dhe boshllëqe. Këto dobësi mund të interpretohen sipas oreksit nga fuqitë e huaja dhe ato të cilat konsiderohen si armiqësore ndaj shqipërisë dhe interesave të saj. Pa përmendur këtu ekonominë e vendit tonë dhe shumë e shumë sektorë që janë goditur nga kjo pasiguri dhe rrëmujë e krijuar nga vetë Partia Demokratike.

Më të lexuarat