Connect with us

Opozita

Sali Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Published

on

Sali Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA featured

Sot është zhvilluar një debat i ashpër midis liderit të opozitës dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Gjatë këtij debati janë shkëmbyer shumë fyerje të rënda. Në një fazë, Edi Rama i tha Sali Berishës: «Sali e kalon dot ti oqeanin?»


ERTV Live😊: Kuvend – Replikë e detyruar me deputetin Sali Berisha.S’të pyeta a merr ftesa, po a e kalon dot oqeanin?!

Posted by Edi Rama on Thursday, January 31, 2019

Gazetari Artan Hoxha ishte shprehur në Report Tv se sipas burimeve, Sali Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky lajm kishte qarkulluar para disa javësh. Thuhet se ky vendim është marrë për ish kryeministrin Sali Berisha dhe pjesëtarët e familjes së tij. Fillimisht ky lajm qarkullonte si një informacion i pa konfirmuar.

Sot gjatë seancës parlamentare, Edi Rama thumboi ish kryeministrin me pyetjen: «bo me dash ti, a mund ta kalosh oqeanin»? Duke lënë të nënkuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizën ish kryeminisrit shqiptar.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report