Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Senati Amerikan anuloi përsëri emergjencën e Trump-it

Published

on

Senati Amerikan anuloi përsëri emergjencën e Trump-it featured

Senati Amerikan, i cili kontrollohet nga Republikanët, ka anuluar të enjten masën e emergjencës që kishte shpallur Presidenti Amerikan Donald Trump. Kjo emergjencë ishte shpallur për të përfituar financimin e murit që ai dëshiron të ndërtojë në kufirin me Meksikën.

Ky zhvillim i jashtëzakonshëm përbën një goditje të rëndë ndaj Presidentit Amerikan. Ai kishte reaguar duke thënë se do të përgjigjej me veto.

Dymbëdhjetë Senatorë Republikanë i ishin bashkangjitur homologëve të tyre Demokratë. Ata kishin vepruar kundër Trump-it duke votuar në favor të këtij projektëgji, i cili ishte miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ky projektligj deklaronte se emergjenca kombëtare e cila ishte shpallur nga Presidenti Amerikan më datë 15 shkurt/2019 është e pavlefshme.


Më të lexuarat