Connect with us

Greqi

Sërish provokues kryeministri Rama sipas mediave Greke

Published

on

Sërish provokues kryeministri Rama sipas mediave Greke featured

Sipas gazetarit dhe spikerit të njohur Grek Nikos Hatzinikolau,  kryeministri Rama na paska tejkaluar çdo kufi provokimi gjatë vizitës së tij në Kosovë. Sipas tij pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenore me duart e tij,  na qenka shprehur me gjuhë vulgare ndaj evropës.

Sërish provokues kryeministri Rama sipas mediave Greke

Sipas këtij reportazhi Grek, Edi Rama na paska tejkaluar çdo cak të pranueshëm duke provokuar në kulm Evropën. Një përpjekje e pastër e kazanit Grek që përpiqet me cdo kusht të  injorojë Shqiptarët duke i nxjerrë ata qesharakë në sytë e botës. Dhe ky nuk quhet aspak profesjonalizëm.


Sërish provokues kryeministri Rama sipas mediave Greke

Sipas këtij reportazhi që më tepër kishtë karakter Satirik se sa Informues. Ata citojnë se Edi Rama përdori gjuhë të shkëlqyer prej të forti mbi çështjen se kush bën komando në Ballkan. Madje dhe në mbarë botën mbi horizontin e gjerë të Shqipërisë së madhe.

Madje skanë hezituar aspak ta ironizojnë haptas dhe publikisht, duke satirizuar akoma edhe formimin e simbolit të Shqiponjës që bëri në fund të takimit zyrtar me homologun e tij Kosovar Ramush Haradinaj.

Satirë dhe ironi dhe ndaj ministrit Bushati

Me një ironi të paparë, e cila kap kufinjte e Fodullit janë shprehur dhe për  ministrin Ditmir Bushati. Ata e kanë karakterizuar aktivist paqeje ndërsa na qenka kapur duke bërë “simbolin e Shqipërisë së madhe”, simbol i cili sipas tyre na qenka një shenjë kërcënimi. Ky ishte më shumë një reportazh që ngjan me satirë se sa një reportazh me lajme serjoze.

Citojnë se pikërisht dy temat që janë trajtuar përbëjnë provë konkrete që projekti i Shqipërisë së madhe nuk është zbehur. Pastaj topin ja hedhin publikut me frazën “Dëgjoni Ramën si i mbron Idealet e Idesë së madhe”.

Mediat greke nxisin urrejtje dhe përbuzje ndaj Shqipërisë, në mbarë opinjonin Grek, duke i paraqitur Shqiptarët si element kërcënues në ballkan dhe më gjerë. Madje me vetë dije të plotë nuk janë kursyer aspak me humorin e tyre.

Pak më tutje kanë ndërruar klimë dhe kanë dalë në faqen e dytë të reportazhit i cili ishte përsëri satirik. Duke bërë një hyrje ku pikë referuese ishte një deputet Amerikan, i cili para një viti në një kanal Shqiptar kishte deklaruar se Maqedonia nuk ekziston.

Maqedonia na qenka për tu ndarë midis Bulgarisë dhe Kosovës

Ai kishte thënë se territoret e saj duhet të ndahen ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës. Ata vijojnë duke thënë se pas kësaj deklarate, Serbët ishin tmerruar ndërsa Maqedonasit ishin vënë në panik. Shqiptarët na qenkan gëzuar shumë pasi paskemi parë shansin për kufij të rinj  dhe idenë e pan-Shqiptarizimit në Ballkan.

Prapë sipas këtij reportazhi nuk është aspak e rastësishme që në Amerikë «me këtë deputet tallen dhe e konsiderojnë kërcënim serioz». Sipas Grekëve na qenka  dhe i parapëlqyeri i Presidentit Rus Vladimir Putin, pasi kufijtë e zbutur mund të fillonin pikërisht nga Maqedonia.

Grekët përkthejnë siç duan fjalimet e Ramush Haradinajt

Në fazën e tretë të këtij reportazhi kanë kaluar në sulm kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Duke Cituar shprehjen që përdori në takim “Durimi ka dhe kufijtë e tij”. E vërteta është komplet ndryshe nga titrat dhe përkthimi që gazetarët Grekë kanë servirur tek ndjekësit e tyre.

Pastaj filluan të ironizojnë flamurin Shqiptar, simbolin tonë kombëtar. Ata kanë komentuar me ironi se flamuri ynë na u godit me 4 duar. Sipas tyre një mesazh i koduar nga Rama dhe homologu i tij. Ata e kanë mbyllur reportazhin me termin: «Provokim me Firmë»!

«Kaçifa Hero” është një Absurditet total pra pikërisht ju po cënoni paqen dhe stabilitetin me akte të tilla dhe jo Shqiptarët .Ju thjesht po i provokoni ata me turli lloj Deformimi».


përkthimi i WTF në Shqip

Dhe ju lutem përpara se të deformoni diçka që dikush ka thënë në Anglisht duhet të paktën të keni inisjativën të hapni nje fjalor Anglisht Greqisht. Dhe jo të përktheni anglisht sipas oreksit të sejcilit  që endërron Greqi të madhe nga Elbasani deri në Stamboll. Por njëkohësisht Shqipëria e madhe i duket Gogol. Është turp! Dhe nëse s dini Anglisht konsultohuni të paktën në Google Translate  ???? Për të mirën tuaj e kemi. Sepse kshu sic e keni marrë ju do turpëroheni se Europjanët e dinë Anglishten Ujë ????.


Më të lexuarat