Connect with us

Bota

Shamina Begum humbi nënshtetësinë Britanike

Published

on

Shamina Begum humbi nënshtetësinë Britanike featured1

Shamina Begum humbi nënshtetësinë Britanike. Familja e adoleshentes Britanike, Shamina Begum, e cila kishte braktisur Anglinë gjatë vitit 2015 për tu integruar në radhët e Shtetit Islamik, është njoftuar për vendimin e autoriteteve britanike mbi heqjen e nënshtetësisë së saj.

Rrjet Britanik i lajmeve ITV News raportoi se familja e adoleshentes ishte lajmëruar me anë të një letre që kishte marrë nga Ministria e Brendshme Britanike.



Avokati i familjes së saj deklaroi: «familja e saj ndihet shumë e zemëruar pas vendimit të Ministrisë së Brendshme,  e cila lëshoi një vendim, i cili i privon asaj nënshtetësinë Britanike». «Po kërkojmë mënyra ligjore për të kundërshtuar këtë vendim», shtoi ai.

Shamina Begum ishte larguar në vitin 2005 nga Londra në drejtim të Sirisë, për tu integruar në gjirin e Shtetit Islamik. Fundjavën e kaluar ajo lindi një djalë dhe kishte dhënë një intervistë në gazetën Times. Ajo kishte theksuar dëshirën e saj për tu kthyer në Britaninë e Madhe sepse fëmija i saj do të kishte një të ardhme më të mirë në Angli.


Shamina Begum humbi nënshtetësinë Britanike post

Ministri i Jashtëm Britanik kishte thënë se shteti Britanik mund të ndalonte kthimin e saj në Britaninë e Madhe. Megjithatë, Ministri i Drejtësisë kishte thënë se do të krijoheshin probleme nëse refuzohej kërkesa e saj për tu kthyer. Sipas tij, njerëzit nuk duhet të bëhen pa shtetësi.

Sot ajo ndodhet në kampin Al Hol, në Sirinë Verilindore, për të shpëtuar bashkë me qindra të afërm të tjerë të xhihadistëve të shtetit islamik. Ajo ishte larguar nga zona e Baguz-it, zonë e cila konsiderohet si kështjella e fundit e Shtetit Islamik.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report