Connect with us

Azia

Shamina Begum kërkon të kthehet në Britani

Published

on

Shamina Begum kërkon të kthehet në Britani featured

Britanikja 19 vjeçare sot gjendet në epiqendër të një debati të ashpër rreth saj, nëse duhet apo jo të lejohet të kthehet në vendin e saj. Ajo i ishte bashkuar ISIS-it në Siri dhe sipas avokatit të familjes, ajo ka lindur një djalë dhe dëshiron të kthehet në Britani.


Shamina Begum kërkon të kthehet në Britani

Shamina Begum ishte larguar nga Londra gjatë vitit 2015, kur akoma ishe nxënëse, për tu integruar në gjirin e Shtetit Islamik. Javën e kaluar ajo ka deklaruar pranë gazetës The Times se dëshironte të kthehej në Britani. Ajo tha se ishte shtatzënë dhe besonte se fëmija i saj do të kishte një të ardhme më të mirë në Britani.

Shamina Begum kërkon të kthehet në Britani pasi ishte penduar që i ishte bashkuar ISIS-it

Ajo kishte udhëtuar në Siri bashkë me dy shoqet e saj gjatë vitit 2015, të cilat u martuan me xhihadistë të Shtetit Islamik, pak pas arritjes së tyre në këtë vend.

Duke folur nga kampi Al-Cho, i cili gjendet në pjesën veri-lindore të Sirisë. Ajo kishe deklaruar pranë gazetës Britanike se ishte larguar për ti shpëtuar luftimeve në Baguz. Shteti Islamik po luftonte për të kontrolluar këtë zonë e cila është ndër zonat e fundit nën kontrollin e saj.

«Nuk mund të përballoja dhimbjen dhe fatkeqësitë që përjetoja për sa kohë gjendesha aty», kishte thënë gjatë një interviste që kishte dhënë për gazetën The Times.



«Qeveria e Britanisë mund të tentojë ti mohojë lejimin e kthimit të saj në Britani», kishte deklaruar nga ana e tij Ministri i Jashtëm, zoti Sajid Javid. Ai më tej ka shtuar «duhet të rikujtojmë se ata që kanë ikur nga Britania për tu integruar në gjirin e Shtetit Islamik e urrenin vendin tonë».

Ai ka mbyllur duke nënvizuar: «mesazhi ishte i qartë! Nëse keni përkrahur Organizata terroriste jashtë vendit, nuk do të hezitoj t’ju pengoj të ktheheni mbrapsht».

Megjithatë, Ministri i Drejtësisë ka deklaruar gjatë ditës së shtunë se do të krijoheshin probleme ligjore nëse do të refuzohej kërkesa e saj për ty kthyer në Britani. Sipas tij, i cili po fliste për kanalin Sky News tha se: «njerëzit nuk duhet të katandisen pa atdhe».


Më të lexuarat