Connect with us

Bota

700 viktima abuzohen seksualisht nga 400 priftërinj

Published

on

700 viktima janë abuzuar seksualisht nga 400 priftërinj featured

Kisha protestante e Amerikës është e dyta në radhë pas kishës katolike. Kjo kishë ka tronditur opinionin publik pas publikimit të një sërë skandalesh që kanë lidhje me abuzimin seksual me të mitur. Sipas informacioneve, në këtë skandal, i cili zhvillohej prej 2 dekadash,  përfshihen 400 priftërinj, vullnetarë dhe edukatorë.

Dy gazeta të Teksasit, Huston Chronicle dhe Sa Antonio Express, ka disa muaj që hetojnë 47,ooo kisha të cilat janë pjesë e rrjetit Southern Baptist Convention. Këto kisha numërojnë më shumë se 15,000,000 besimtarë.



Zbulimet e tyre në disa artikuj të cilët postohen çdo të dielë janë vërtet shokuese.

Që nga viti 1998, 300 anëtarë të klerit të Southern Baptist Convention, të cilët nuk kanë dhënë betimin e beqarisë, akuzohen se kanë abuzuar seksualisht mbi 700 viktima, kryesisht fëmijë.


700 viktima abuzohen seksualisht nga 400 priftërinj

Sipas gazetarëve që kishin ekzaminuar disa mijëra dokumente gjyqësore, 220 pastorë dhe vullnetarë ishin cilësuar përgjegjës për disa krime të ndryshme, duke filluar nga posedimi i fotove pornografike deri tek krimi i përdhunimit. Ndërkohë që pritet dhe gjykimi i disa rasteve të tjera në lidhje me këtë pistë.

Southern Baptist Convention u ka bërë thirrje viktimave ti denoncojnë këto raste

Zyrtarët e “Southern Baptist Convention” kanë pranuar se mund t ekzistojnë dhe raste të tjera, ndërkohë u kanë bërë thirrje viktimave ti denoncojnë këto raste. Presidenti i “Southern Baptist Convention” me anë të një statusi në Twitter tha se: «është koha e zisë dhe e pendimit por po vijnë ndryshime».

Dy gazetat e Teksasit akuzojnë krerët e “Southern Baptist Convention” se nuk kanë konceptuar akoma përmasat e problemit.

Sipas tyre, gjatë vitit 2007, viktimat kishin paraqitur një listë sugjerimesh për të parandaluar fenomenin e abuzimit seksual. Ndër këto sugjerime ishte dhe krijimi i një skedari me emrat e pastorëve ndaj të cilëve ishin ngritur akuza të tilla.

Megjithatë, zyrtarët e “Southern Baptist Convention” shpallën pavarësinë e kishave të tyre. Këto kisha ndërlidhen me një marrëveshje bashkëpunimi duke u fokusuar në autonominë e tyre.



Gazetarët denoncuan se për shkak të mungesës së arkivit qendror, të paktën 35 pastorë, vullnetarë dhe edukatorë kishin arritur të transferoheshin nga njëra kishë në tjetrën. Ata kishin arritur të shpëtonin në këtë mënyrë pavarësisht se kundër tyre ekzistonin denoncime serioze.

Një rast flagrant ishte ai i pastorit të Illinois, Leslie Maison, i cili në vitin 2003 ishte dënuar nga gjykata për dy raste abuzimi seksual. Megjithatë, ai ishte kthyer në postin e tij pak kohë pas kryerjes së dënimit.

700 viktima janë abuzuar seksualisht nga 400 pastorë ndërsa kisha i ka falur ata duke u dhënë një shans të dytë

Një tjetër pastor, Dag Myers, kishte vajtur në Florida për të punuar dhe papritur kishin lindur dyshime mbi sjelljen e tij karshi fëmijëve të Alabamës në fillimet e viteve 2000. Ai kishte sulmuar një minoren 11 vjeçar dhe si përfundim ishte dënuar në vitin 2007.

Në disa raste dhe vetë kishat njihnin të kaluarën e priftërinjve. Ata kishin një opinion shqetësues mbi faljen, sipas të cilës ata duhej tu jepnin një shans të dytë këtyre personave. Në disa raste të tjera ata thjesht nuk merrnin aspak parasysh të kaluarën e këtyre priftërinjve.

Sipas këtyre gazetave, Southern Baptist Convention,  ndihmon kishat e saj të kontrollojnë të dhënat penale të pastorëve që duan të shërbejnë në këto kisha. Duke filluar nga viti 2009 janë zhvilluar 320,000 kontrolle por që nuk kanë asnjë lidhje me këto ankesa.

Sondazhi i këtyre gazetave ishte përkrahur nga shoqata e viktimave të priftërinjve pedofilë, e cila kishte kërkuar të  hetohen çështjet në mënyrë që të parandalohej ky fenomen shqetësues.


Më të lexuarat