Connect with us

Bota

SHBA » Amerika krijon 312,000 vende pune të reja

Published

on

SHBA » Ekonomia Amerikane krijon 312,000 vende pune të reja

Ekonomia Amerikane krijon vende pune

Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë hapur 312,000 vende pune të reja vetëm në muajin Dhjetor. Kjo është rritja më e madhe e vendeve të punës për 3 vjeçarin e fundit.

Ekonomia Amerikane krijon 312,000 vende pune të reja

Amerika arriti të krijojnë 312,000 vende pune të reja gjatë muajit dhjetor për të punësuar shtetasit e saj. Kjo është rritja më e madhe e arritur gjatë këtyre tre viteve të fundit dhe tregues i qartë se zgjerimi ekonomik në vend po përforcohet. Pavarësisht se në fillim ekzistonin teori për një dobësim të Ekonomisë.

Ritmi i krijimit të vendeve të punës ishte më i lartë se ai i muajit Shkurt. Ja vlen të nënvizojmë këtu se pak kohë më parë një statistikë e Market Watch referohej shifrës së 182,000 vendeve të punës. Gjithashtu dhe punësimet gjatë muajit Nëntor ishin më të larta nga shifrat e parashikuara.

Shifrat e papunësisë gjithashtu u rritën duke arritur në 3,9% ndërsa ajo më e ulëta e 49 viteve të fundit ishte 3,7%.

Rritja e vazhdueshme e rekrutimeve u ka dhënë të punësuarve më shumë fuqi negocjuese. Çmimi o orës së punës është rritur rreth o,4% nga 27,48 $ që ishte muajin e kaluar. Por dhe rritja e rrogave gjatë muajve të fundit është rritur rreth 3,2% nga 3,1% shumë e cila korrespondon në nivele të larta mbas Recesionit.

Më të lexuarat