Connect with us

Bota

SHBA: Deri në 2020-ën – Qindra kilometra mur

Published

on

Deri në 2020-ën - Qindra kilometra mur FEATUREDI

Një këshilltar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se «disa qindra kilometra mur», do të ndërtohen në kufi me Meksikën deri në vitin 2020. Kjo do të ndodhi falë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme që ka deklaruar Presidenti Amerikan.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steeven Miller,  deklaroi se tashmë kanë filluar ndërtimet e 200 kilometrave të para. Me shumat që do të mblidhen do të zgjerohet ky projekt dhe pritet të kenë mbaruar disa qindra kilometra deri në fund të vitit të ardhshëm. Të paktën këtë deklaroi ai në një intervistë për rrjetin televiziv FOX.



Donald Trump nuk ka mohuar dëshirën e tij për të vënë kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2020. Ai kishte premtuar në vitin 2016 ndërtimin e murit prej 3.200 kilometra përgjatë kufirit me Meksikën.

Ai e kishte konsideruar këtë mur si mënyrë të vetme për parandalimin e emigrantëve ilegalë që vijnë nga Amerika qëndrore.

Gjatë fund vitit të kaluar, Presidenti Amerikan kishte kërkuar nga Kongresi Amerikan shumën prej 5.7 miliard dollarësh, për të ndërtuar 377 kilometra mur në kufi me Meksikën por kërkesa e tij ishte refuzuar nga Demokratët.

Steeven Miller deklaroi se: «Presidenti do të mbrojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, këtë jua garantoj unë».


Më të lexuarat