Connect with us

Amerika e Veriut

SHBA: Gjashtë vjet burg për veterinerin Kolumbjan

Published

on

Gjashtë vjet burg për veterinerin Kolumbjan në SHBA featured

Një student Kolumbjan, u dënua nga gjykata Amerikane me gjashtë vite burg, pasi trafikonte heroinë duke e fshehur në stomakun e këlyshëve të vegjël.

Gjatë periudhës 2004-2005, Andres Lopez Elorez, kishe fshehur disa qese kirurgjikale me heroinë në stomakun e nëntë qenve të vegjël. Këto kafshë i rriste për llogari të disa personave që trafikonin lëndë narkotike.


Gjashtë vjet burg për veterinerin Kolumbjan

Gjatë festës së vitit të ri 2005, policia kishte bastisur një fermë në Medelin të Kolumbisë ku ishin zbuluar dhe qentë bashkë me 17 qese heroinë.

Dhjetë prej këtyre qeseve ishin nxjerrë nga stomaku i qenve të vegjël. Tre nga të cilët kishin ngordhur nga një infeksion që ishte shkaktuar nga ndërlikimet e ndërhyrjes kirurgjikale.

Ky person kishte arritur të arratisej duke i shpëtuar arrestimit deri ditën që u arrestua në Spanjë. Ai ishte ekstraduar në SHBA gjatë muaj maj, vitin e kaluar, ku kishte pranuar dhe fajësinë e tij.

«E bëra këtë gjë edhe pse e dija se ishte e gabuar dhe e jashtëligjshme», kishte thënë ai.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report